• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHEN PRAPASKENAT/ FBI kopsiti dosjen. Gati padia për fillimin e ndekjes penale ndaj Adriatik Llallës
Home
Breaking News

ZBARDHEN PRAPASKENAT/ FBI kopsiti dosjen. Gati padia për fillimin e ndekjes penale ndaj Adriatik Llallës

16 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas tre muajsh pune intensive me ndihmën e një eksperti të posaçëm të FBI amerikane, Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit (KPK, ose shkalla e parë e vettingut) ka zbuluar fakte skandaloze në veprimtarinë dhe pastërtinë e figurës së ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Kjo i ka detyruar që nisin punën për përgatitjen e padisë për fillimin e ndejkjes penale ndaj tij.

Një burim i mirinformuar brenda KPK tha se personat që po meren me çështjen, janë duke i dhënë dorën e fundit dosjes voluminoze, dhe është çështje kohe, që kërkesa të depozitohet pranë organit të prokurorisë, të cilin zoti Llalla e ka drejtuar gjatë 5 viteve të kaluara.   

I pyetur mbrëmë gjatë emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Tv “Klan”, ministri i Brendshëm Xhafaj zbuloi se “një zyrtar i FBI-së ka qëndruar në Shqipëri për tre muaj dhe u largua vetëm para pak ditësh”. Ai nuk pranoi që të thotë se për çfarë arsye ai ndodhej këtu, por me sa duket bëhet fjalë për personin që është marë direkt me hetimin e çështjes Llalla. Këto fakte janë referuar edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“A do dëgjojmë ndonjë lajm të madh, sepse sa herë që ikin ata?…” pyeti Fevziu ndërsa Xhafaj u përgjigj shkurtimisht: “Do dëgjoni muajin tjetër“.

Ikja e ekspertit të FBI nga Shqipwria përkon me dy momente kyçe, gjurmët e të cilave të çojnë tek fakti se tashmë fati juridik i Adriatik Llallës është i paracaktuar për shkak të provave që me sa duket janë vërtetuar plotësisht.

E para, lidhet me paralajmërimin që ambasadori Amerikan Donald Lu bëri pak ditë më parë, për fillimin e hetimeve penale të pashmangshme.

Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quajti fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

E dyta, lidhet me vendimin që e pasoi këtë deklaratë. Dy ditë më parë sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson miratoi masën e ndalimit të hyrjes së familjes së Adriatik Llallës në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij “në raste të mëdha korrupsioni”.

Ligjet amerikane parshikojnë që në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt, u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ligji po ashtu parashikon që Sekretari i Shtetit ka të drejtë që sanksionet ndaj këtyre individëve dhe familjeve të tyre, t’i miratojë privatisht ose publikisht.

Përveç zotit Llalla, Sekretari Tillerson ka miratur ndalimin e hyrjes në Amerikë edhe të bashkëshortes së tij Ardjana Llalla, të vajzës Eni Llalla dhe një fëmije tjetër të tij, që nuk ka shtetësinë amerikane.

Nuk kaluan as 24 orë nga ky hap, kur mbrëmë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, megjithëse nuk përmendi emër, e la të kuptohej qartë se tashmë fillimi i ndjekjes penale ndaj Adriatik Lallës, është gati.

Fevziu: Gjyqtarë ose prokurorë që tërhiqen rrugës do të verifikohen në vetting?

XHAFAJ: “Dosja e tyre për efekt të vlerësimit do të arshivohet, por nëse aty ka element të veprës penale, ata do të referohen për ndjekje penale”.

Përgatiti: Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aventura e një kampioni të çiklizmit që shpëtoi 800 hebrenj
Previous article Ledri dhe Ermali risjellin këngën “Fshatarja ime” në 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut (FOTO+VIDEO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT