• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Maks Velo tregon emrat e spiunëve: Mes tyre Llambi Blido dhe vjehrra (FOTO)
Home
Kulturë

Maks Velo tregon emrat e spiunëve: Mes tyre Llambi Blido dhe vjehrra (FOTO)

15 February, 2018 luljetaautor Kulturë

Maks Velo ka bërë publike dje gjatë një takimi organizuar nga UET PRESS dhe COD (Qëndra për Hapje dhe Dialog) në kryeministri, se cilët ishin miqtë që e kishin spiunuar.

I ftuar për të folur mbi librin e tij më të ri “Përkthyesi”, në një auditor me gjimnazistë të “Ismail Qemalit” dhe të gjimnazit të “Nju Jorkut”, përballë Alda Bardhylit dhe Ben Andonit, Velo u shpreh se ndjehej I tronditur pasi vetëm disa ditë më parë kishte marrë dosjen e tij nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentat e ish Sigurimit.
”Këto ditë kam qenë shumë i tronditur, sepse mora dje nga Autoriteti i Informimit për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, dosjen time. Kisha 6 muaj që e kërkoja dhe mora dje dojen me rreth 250 faqe. Jam tronditur. Nuk fle natën. Nuk e dija që paskemi qenë kaq të poshtër”, tha Velo.

Ai ka bërë publike pasazhe nga kjo dosje duke treguar se një nga njerëzit që e kishte spiunuar ishte miku i tij piktori Llambi Blido. Një tjetër personazh që e kishte spiunuar ishte vjehrra e tij. “ Shoku im i ngushtë Llabi Blido ka bërë 27 denoncime për mua. Madje ka ardhur edhe për të regjistruar në shtëpi. Poshtërsia më e madhe ishte që atë e kanë përdorur edhe pasi më kishin futur në burg. Shkonte në shtëpi për të mësua se çfarë thoshin prindërit e mi.

Imagjinoni ai ishte dhe piktor, punonte në ministri dhe ka shkruar më vonë për modernizmin”, tha Velo, duke lexuar dy faqe të shkëputura nga dosja për të rinjtë, duke thënë se e zgjodhi këtë pasazh për tu treguar se si mund të jetohej në burg. “Gjatë burgut jam zënë dy herë. Një herë në galeri me një kuksian që donte të më digjte në furnelë, por që nuk është e dokumentuar, kurse kjo është e dokumentar”, tha Velo duke treguar dokumentin e mbajtur më 14.07.1982. “Në rajonin e banimit nga ora 22:00, në kohën që ishte bërë pushimi, i dënuari Skënder Vreto flinte gjumë në krevatin e tij. Në këtë kohë shkon i dënuari Maksim Velo tek krevati për të fjetur gjumë.

I dënuari Skënder gjatë kohës së gjumit kishte hedhur batanijen dhe çarçafin në krevatin e Maks Velos, si dhe krahun përmbi krevat. I dënuari Maksim Velo, duke mos e zgjuar të dënuarin Skënder, I kap krahun dhe ia hedh në fytyrë të dënuarit. Atëherë ky zgjohet dhe kapen duke u shtyrë me duar me njëri-tjetrin. Gjatë kapjes nuk kanë ndonjë plagë. Shkaktar për këtë është i dënuari maksim Velo, sepse duhet ta kishte zgjuar nga gjumi të dënuarin Skënder Ndreu dhe nuk do kishin përfunduar në grindje me njëri-tjetrin. Që të dy të dënuarit të thirren dhe të këshillohen. Të dënohen me vërejtje të dy të dënuarit”, lexoi Velo nga relacioni.

Sipas tij gjëja më e vështirë në burg ishte të zije shok. Më tej ai ka treguar se tashmë ka dokumentin që vërteton që nuk ka pranuar të bëhej bashkëpunëtor I sigurimit të shtetit. Ne dokumentin me datë 13.01.1986 mbajtur nga operativ Pëllumb Sinoimeri thuhet. “Unë operative Pëllumb Sinoimeri, bashkë me shefin e seksionit Nuro Sako, në datën 8.01.1986 shkuam në kampin e riedukimit të Gurthit, të rrethit të Mirditës, për të tërhequr në bashkëpunim secret me bazë vullnetare, të dënuarin për agjitacion dhe propagandë armiqësore, Maksim Velo, i cili lirohet nga burgu me amnistinë e datës 13.01. fillimisht me të u bënë biseda të karakterit familjar dhe jetën e tij në burg, kandidati fillimisht reagoi pozitivisht, na falenderoi për trajtimin e mirë që i ishte bërë në burg dhe për punën e tij të bërë atje.

Pas kësaj u fol në lidhje me masën e dënimit të tij, për luftën e klasave dhe punën që bëjnë organet tona për zbulimin e veprimtarisë armiqësore de keqbërëse me ndihmën që jep populli, këtyre organeve. Pasi dëgjoi bisedat që u bënë, Maksi u shpreh se unë për veten time e quaj dënimin tim të padrejtë. Sepse jam dënuar mbi bazë shpifjesh, por një gjë kam pasur unë, kam qenë I prirë pas artit modernist dhe filloi të na shpjegojë si ishte dënuar. Pas kësaj, tha: unë e kuptoj se përse keni ardhur ju dhe çfarë doni nga mua. Ju doni që unë të bashkëpunoj me organet e Sigurimit të Shtetit. Këtë propozim ma kanë bërë edhe herë të tjera kur kam qenë I lirë, shokët e Drejtorisë së Tiranës, por unë nuk e kam pranuar, se nuk jam dot në gjendje të bëj punën e spiunit”, lexoi Velo.

Artisti i ftoi të rinjtë të lexojnë duke u thënë se “Duhet të lexoni absolutisht Kadarenë”. “Pa njohur Kadarenë nuk njihni Shqipërinë. Shqipëria e servirur nga një gjeni. Ajo që ka bërë Kadare gjatë komunizmit, përveçse kemi qenë miq të ngushtë dhe ka bërë shumë për mua, por për të gjithë popullin, që ruajti një nivel të lartë intelektual përballë një barbarie. Dhe ne I detyrohemi shumë atij”, tha Velo.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çiljeta tregon sa është dobësuar, por “harron” një detaj në foton e postuar në rrjet
Previous article Përfundojn pjesët e para ne Europa League/ Ja rezultatet e ndeshjeve

luljetaautor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT