Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lezhës. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Gurra” pranë një lokali. Dyshohet se shtetasi A.P. ka plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë shtetasi Vilson Zefi 32 vjeç, banues në Lezhë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për kapjen e autorit dhe zbardhjen e situatës.
Ende nuk dihen shkaqet që ndodhi plagosja. I plagosuri, është dërguar në spital teksa mësohet se është jashtë rrezikut për jeten.
Vilson Zefi është hera e dytë që plagoset pasi e njejta ngjarje ndodhi edhe më 3 janar të ketij viti ku 32 vjeçari u qellua teksa po ecte në rrugë, në Lezhë.



/AlpeNews.al/



