• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKROI avokatin e njohur grek/ Rrëfehet shqiptari: Njeriu i pushtetshëm që më urdhëroi ta ekzekutoja (VIDEO)
Home
Breaking News

MASAKROI avokatin e njohur grek/ Rrëfehet shqiptari: Njeriu i pushtetshëm që më urdhëroi ta ekzekutoja (VIDEO)

15 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Lavdimir Brahimaj është shqiptari i arrestuar për vrasjen e avokatit grek Mixalis Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë më 12 Tetor 2017.
Nga burgu, 32-vjeçari shqiptar ka folur për një emision televiziv grek dhe ka përshkruar me hollësi nga e mori urdhrin për vrasje.

 

“Nuk doja që gjërat të përfundonin në atë mënyrë. E di se çfarë të keqe kam bërë, sepse edhe unë kam fëmijë, por nuk kisha mundësi të bëja ndryshe. Nuk shkova që ta vrisja. Më urdhëroi dikush, nuk dua që ta them emrin e tij sepse ka shumë pushtet. Ai më tha që të takoja një vajzë. E takova dhe ajo më dha një armë të vogël, jo 3 mijë Euro sikurse u tha në media. Ky person i fuqishëm më tha që të qëlloj avokatin me një plumb në këmbë për t’i dhënë një mesazh, nuk e di se çfarë mesazhi ekzaktësisht. Unë shkova sepse ai më kërcënoi nga familja, nuk e bëra për paratë”, tha shqiptari i arrestuar.

Ai sqaroi se takimin me avokatin grek Zafeiropoulos në zyrën e tij në Athinë, e kishte organizuar personi i pushtetshëm që kishte dhënë urdhrin.

“Shkova në zyrën e tij me një person tjetër që kishte qenë i burgosur për rreth 7 vite. Personi që më dha urdhrin për të qëlluar Zafeiropoulon, kishte organizuar takimin. Hymë brenda dhe nisëm të bisedonim. Të dy kishim nga një armë secili, por njëra ishte me defekt. U ngrita në këmbë, ai që më shoqëronte nxorri armën i pari dhe i tha që të mos lëvizte. Nxorra edhe unë armën. Aty i kërkoi avokatit që t’i jepte një dokument që i kishte kërkuar personi që na kishte dhënë urdhrin dhe kishte organizuar takimin.

Më kishte thënë që të merrja dokumentin dhe ta qëlloja një herë në këmbë. Ky person nuk ka të bëjë fare me tre shqiptarët që aludohet në media se mund të jenë porositësit e vrasjes. Ai është shumë i fuqishëm dhe nuk njihet. Unë duhet të merrja dokumentet dhe më pas do më telefononte për të më thënë ku t’i dërgoja”, vazhdon dëshmia e 32-vjeçarit.

Por, gjërat shkuan keq. Sipas Brahimajt, avokati ishte i frikësuar dhe në momentin kur ai do ta qëllonte me plumb në këmbë, Zafeiropoluos u mundua të shmangej dhe plumbi e kapi në kraharor, duke i shkaktuar vdekjen. Tashmë ai kërkon që t’i japë policisë dëshmi të re për këtë ngjarje, me kusht që të merret në mbrojtje familja e tij. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HERBERT HOOVER/ E ardhmja e individualizmit amerikan. Një përshkrim brilant i shpirtit të Amerikës
Previous article Modelja sapo nxorri të palarat e grimit perfekt në Instagram dhe njerëzia e mbështet

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara Aktualitet

OPERACION MASIV NË KRUJË/ 3 helikopterë kundër zjarreve! Flakët rrezikojnë të zbresin në zonat e banuara

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës Aktualitet

NDËRTIMI 5 KATËSH PA LEJE NË QEPARO/ Kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë... Aktualitet

"DRITA E SYVE"/ Dedikimi rrëqethës i nënës së 20-vjeçarit që u vra në Korçë nga shoku i fëmijërisë: Mami nuk do të të harrojë kurrë...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT