Siç ndodh gjithmonë në të tilla raste, kur dikush i rëndësishëm vjen nga jashtë Shipërisë, ketu brenda mediat vrapojne qe te informojne, hamendësojne, e pse jo për të shkuar deri në kufijtë e spekullimit. Ajo e radhës lidhet me vizitën e sotme në Tiranë të ministrit të Brendshëm italian Marko Miniti, i cili zhvilloi takime me homologun Fatmir Xhafaj, Presidentin e Republikes Ilir Meta, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe mori pjesë në aktivitete publike ne prani te Nr. 1 te Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Mediat pranë opozitës thonë se Miniti solli në Tiranë,- a thua se ai ështe nje korrier dhe ska kush ti sjelli tjeter,- nje dosje me emra qe sipas tyre do ta trondisin qeverine Rama. Një tezë kjo që ka muaj e sidomos javët e fundit që qarkullon me debatin publik.
Qe ka probleme dhe pune per te bere ne luften me krimin nderkombetar e nderkufitar mes Shqiperise dhe Italise, kjo nuk mbeti te thuhet sot. Jehone te madhe mediatike kishte deklarata e Minitit perpara drejtuesve te policise shqiptare kur tha se “në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm”. As kjo nuk eshte e re. Por ajo mori me teper “eko” se sa do te merte zakonisht, për shkak të situatës aktuale, ku prej ditësh ish Ministri i Brendshem Saimir Tahiri po perballet sa me kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda drejtuar Parlamentit per ti hapur rrugen nje arrestimi te tij te mundshem, sa me fushatën e pazakontë te mediave te fokusuar tek debati rreth akuzave qe e lidhin ate me nje raport te mundshem me banden e Habilajve te Vlores, te arrestuar sefundi ne Itali nen akuzen e trafikut te droges e Armeve. E sa me përpjekjen për tja bërë malore që në fillim qeverisë “Rama”, mandatin e dytë qeverisës.
A ka emra VIP në Shqipëri, të cilët mund të jene pjese e punes hetimore te organeve ligjzbatuese ne Itali? Edhe mundet. Por a ka spekullim ne te gjithen kete qe mediat flasin me siguri, sa gati gati gati nuk japin vetem emrat sot. Sigurisht. Ku eshte e verteta. Diku anash, duket te jete. Se po te ishte diku ne mes, po te mos ishte loja politike ajo qe po i fryn te gjithen kesaj, atehere edhe organet ligjzbatuese krejt më ndryshe do duhet ta bënin punën ne letra dhe pak më mirë do e luanin konkretisht lojen ne terren.
Me sa duket, kjo vjeshtë qenka e destinuar që të jetohet në Shqipëri, sipas parimit: Zhurma gjithçka, brendia ska edhe aq rëndësi.
Alpenews.al



