Akuzohej për kibernetike Aldo Ymeraj u arrestua pak ditë më parë në Tiranë. Aldo Ymeraj anëtar i një organizate që kërkohej nga SHBA.
Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg”me qellim ekstradimin e 25 vjeçarit Aldo Ymeraj.
Policia shqiptare njoftoi arrestimin e shtetasit Aldo Ymeraj, 25 vjeç lindur dhe banues ne Fier, pas urdhërarrestit të lëshuar nga SHBA në kuadër të një operacioni ndërkombëtar kundër krimit kibernetik disa ditë më parë.
I riu dyshohet të jetë pjesë e rrjetit të quajtur “Infraud”, i cili shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në internet duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh. Sipas njoftimit të policisë Ymeraj u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
Pak dite me pare Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri të ditur se kishte ngritur padi ndaj 36 personave, 3 prej të cilëve shtetas kosovar. 13 vete u arrestuan në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.
Grupi ishte krijuar në vitin 2010 nga Svyatoslav Bondarenko, një 34-vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.


