Pyetjet që po shkundin sot rrjetin, kur u zgjuan me lajmin e shpalljes se padeshiruar per SHBA e gjithe familja e ish Kryeprokurorit, janë: A eshte Adriatik Llalla nje “PESHK I MADH”? Kur (sepse e konsiderojne çeshtje kohe…) do të arrestohet ai? A do te jeti emri i tij, i pari ne nje liste te gjate “PESHQISH TE MEDHENJ” qe pritet te arrestohen gjate ketij viti, perpara marjes se dates ose deri ne fillimin e negociatave per pranimin ne BE? Keto e shume te tjera, duket se dominojne jeten e shqiptareve sot.
Sepse, vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit për futjen në “listën e zezë” të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, pritet që në ditët në vijim të ndiqet edhe për emra të tjerë. Pritet që edhe BE të ndërmarrë sanksione të ngjashme për ata që konsiderohen “peshq të mëdhenj”.
Siç mësohet, përpara ardhjes së Kryetarit te Komisionit Europian, Jean Claude Juncker të vizitojë Shqipërinë, parashikohen të “kërcasin” prangat për emra shumë të rëndësishëm në vend.
Juncker do të vizitojë Tiranën në fillim të muajit mars, ku kryen një tur ballkanik tek vendet që do t’u hapet drita jeshile në Samitin e Sofjes.
Javën e ardhshme do të mbërrojnë në Tiranë një ekip i madh ekspertësh nga Bashkimi Europian, të cilët do të marrin në dorë menaxhimin e Kufijve, si dhe do të sjellim evidence të llogarive bankare të fshehura të krimit të organizuar dhe të korrupsionit shqiptar.
Një burim nga një agjenci e rëndësishme ligjzbatuese, bëri të ditur se vizita e kryetarit të Komisionit Europian në Tiranë do të duhet të shënohet me një provë të fortë nga ana e Tiranës zyrtare. Prova konsiston në atë që reforma në drejtësi të nisë konkretisht të japë efektet e saj në ndjekjen penale të disa prej emrave më të lakuar në vend.
Prej disa javësh kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar disa ekspertë të policisë së Gjermanisë, Holandës dhe Britanisë së Madhe që kanë sjellë me vete dosje të grupeve të mëdha të baronëve të drogës në Europë.
Këto dosje, që deri tani nuk janë afruar në zyrat e Prokurorisë nga frika e dekonspirimit, janë dorëzuar tashmë në tavolinën e Arta Markut.
Një sinjal i ka ardhur qeverisë së Tiranës nga Brukseli, se vizita në Jean Claude Junckerit në mars, pritet që të sjellë dy kushte afatshkurtëra për Edi Ramën që t’i realizojë deri në muajin maj.
Kushtet priten të shpallen live nga Juncker.
Për vendimin që do të marrin liderët e BE-së për hapjen e negociatave ka një konsensus të gjerë ndërmjet Partisë Popullore Europiane dhe grupit socialist.
Kjo u pa e qartë gjatë mbledhjes së Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit në Tiranë, ku më entuziastët për hapjen e negociatave ishte Eduard Kukan, deputet i Partisë Popullore sesa kolegët e tij socialistë.
Ndërkaq, në lidhje me sanksionet që pritet të ndërmerren nga Brukseli për ata që quhen “peshq të mëdhenj”, modeli do të jetë si për oligarkët rusë: bllokim të pasurisë, ngrirje të aseteve dhe ndalim qarkullimi në 28 vendet e Bashkimit Europian. Dhe Llalla përbën një sinjal… Ai pritet që të jetë i pari.


