• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMI NE FLORIDA/17 viktima, dëshmitë e tmerrit: Mësuesin e vrau sa mbylli derën
Home
Nderkombetare

SULMI NE FLORIDA/17 viktima, dëshmitë e tmerrit: Mësuesin e vrau sa mbylli derën

15 February, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Të paktën 17 persona janë vrarë pas sulmit me armë zjarri në shkollën Stoneman Douglas në Parkland, Florida.

Është raportuar se autori nje 19 vjecar ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat, kanë thënë zyrtarë të zbatimit të ligjit për CBS News.

Nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë.

Sherifi i Broward, Scott Israel u ka thënë gazetarëve, se Nicolas Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona. Ai më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë. Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital. Sherifi Israel, incidentin e ka cilësuar “katastrofik”, dhe se “nuk ka fjalë”.

http://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/02/14/1198661621057565996/636x382_MP4_1198661621057565996.mp4

Deshmite

Te tmerrshme jane deshmite qe vijne nga te mbijetuarit e sulmit me arme ne shkollen ne Florida. Nxenesit tregojne mes lotesh se degjuan te shtenat qe erdhen nga kati i pare dhe pastaj u be kaos.

“Nxituam me vrap ne klasat tona, mesuesi po mbyllte me force deren qe te pengonte autorin te vinte, por mbeti i vrare te dera”– tregojne nxenesit.

Matthew Walker, një nxënës 17-vjeçar në shkollë, i tha WFOR-TV se të gjithë shokët e klasës e dinin se do të ishte ai.

 

“Shumë njerëz thoshin se do të ishte ai,” tha ai. “Shumë fëmijë hodhën shaka duke thënë se ai do të ishte ai që do të xhironte shkollën. Rezulton se të gjithë e parashikuan atë. Kjo është çmenduri’.

Disa pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë disa nxënës derisa largohen në grupe të vogla.

Edhe FBI është në vendin e ngjarjes duke u ndihmuar autoriteteve lokale.

Televizionet amerikane kanë raportuar edhe se një numër i prindërve janë mbledhur jashtë zonës së rrethuar nga policia.

“Presidenti është njoftuar për të shtënat në shkollën në Florida”, ka thënë zëvëndës-sekretarja për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Lindsay Walters.

“Jemi duke e vëzhguar situatën. Lutjet tona janë me të prekurit”, ka thënë ajo.

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump përmes një postimi në Twitter ka thënë se askush nuk duhet të ndihet i pasigurt në shkollat amerikane.

“Lutjet dhe ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat e sulmit të tmerrshëm në Florida. Asnjë fëmijë, mësimdhënës apo dikush tjetër nuk duhet të ndihet i pasigurt në një shkollë amerikane”.

Kongresmeni, Ted Deutch, i cili është përfaqësues i këtij disktrikti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka biseduar me sherifin derisa ngjarjen e ka cilësuar shkatërruese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma
Previous article Vendi që do të rrisë turizmin dhe ekonominë lokale të qytetit. Rama publikon pamjet (VIDEO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT