Memli Begalla 64 vjeç viktima e vrasjes në Tiranë.
- NGJARJA E NDODHUR PARA PAK MINUTASH NË KRYEQYTET
Një mashkull rreth 66 vjeç është gjetur i pajetë në rrugë “Nikolla Tupe” në kryeqytet, perballë me selinë e LSI.
Personi, me inicialet M.B, është qëlluar disa herë pasi ka dalë nga automjeti i tij.
Autorët e kanë ndjekur viktimën me një makinë tip “BMW” ngjyrë të zezë me xhama të zinj dhe e kanë qëlluar disa herë në trup me armë zjarri.
Viktima i ka dalluar atentatorët dhe ka dalë nga makina e tij për të shpëtuar.
Ngjarja ka ndodhur në një tunel pranë zonës së njohur si “Ish-Blloku” në kryeqytet.


