Përplasja mbrëmë në “Top Show”, duket se nuk ka qënë vetëm me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron. Artistët kanë shpërthyer në replika fyese edhe mes tyre.
Altin Basha është kapur me regjisorin Gëzim Kame, të cilni e ka quajtur provokator, ndërsa aktorja Ema Andrea ka mbajtur anën e Altin Bashës.
Ka mjaftuar statusi i saj në Facebook, që mbështeste Altin Bashën për të marrë një reagim të ashpër dhe fyes nga djali i regjisorit, Genti Kame. Ai i thotë aktores se reagimet i bën vetëm për të marrë një rrogë në teatër.





