Tetori ka sjellë në jetë politikanë që i kanë sjellë faqe të ndryshme Shqipërisë. Njëri e ka bërë mbretëri, tjetri diktaturë, tjetri demokraci…
Ahmet Zogu ka lindur më 8 tetor të vitit 1895 në Burgajet të Matit. Pas tij, Enver Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të PKSH-së deri sa vdiq, ka lindur gjithashtu në 16 tetor .
Edhe pasuesi i Enverit, Ramiz Alia ka lindur më 18 tetor 1925. Alia do e mbante pushtetin deri në vitin 1992. Një tjetër tetorlindës, vjen në vend të tij, Sali Berisha që ka lindur mw 15 tetor.
Bashkim Finon, ka lindur gjithashtu në muajin tetor dhe më konkretisht në datën 12. Por pjesa më e madhe e këtyre politikanëve të lindur në “muajin me fat”, nuk e kanë gëzuar atë për shumë kohë. Rënia e tyre nga maja e politikës, ka qenë po aq e zhurmshme sa ngjitja e tyre në të.
Tersi
Monarku i Shqipërisë, Ahmet Zogu, u detyrua të largohet nga vendi i tij dhe të vdesë në mërgim. Ndryshimi i vetëm me dy të parët, është se ai nuk u rrëzua nga froni nga shqiptarët, por u largua nga forcat pushtuese italiane.
Ramiz Alia, pas qeverisjes së tij, u burgos dy herë derisa në vitin 1997 u lirua dhe çështja e tij u pushua.
Po në këtë vit, Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha, u detyrua të japë dorëheqjen pas trazirave që u shkaktuan me përmbysjen e firmave piramidale. Por ndryshe nga të gjithë të tjerët, ai arriti të kthehej përsëri në pushtet në vitin 2005 duke qëndruar për dy mandate në krye të qeverisë.
Sulejman Delvina
Datëlindja: 5 tetor 1884
Ahmet Zogu
Datëlindja: 8 tetor 1895
Bashkim Fino
Datëlindja: 12 tetor 1962
Sali Berisha
Datëlindja: 15 tetor 1944
Ramiz Alia
Datëlindja: 18 tetor 1925
Enver Hoxha
Datëlindja: 16 tetor 1908


