Sukseset e shqiptarëve në arenën ndërkombëtare nuk kanë të ndaluar, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Nju Jork.
Yllka Cana është nga Gjilani është një storje tjetër suksesi që po bën krenar shqiptarët gjithandej ku jetojnë.
Yllka është një oficere e ushtrisë amerikane në NATO , dhe që ka bërë hapa të mëdhenj në jetë edhe në ushtrinë e SHBA.
Nga vuajtjet përmes luftës si një vajzë e re në Kosovë – Gjilani, ku është dhe vendlindja e saj, ajo ka mbrritur deri aty sa tani ka veshur uniformën e ushtrisë amerikane për të shërbyer si një oficere e ushtrisë së SHBA, dhe të jetë edhe dëshmia e luftës shkatërrimtare në Kosovë, e cila ishte një përvojë e pashlyeshme për Yllka Cana – me aq shumë fakte të përjetuara, që vetë ajo do të formonte edhe planet e saj të jetës.
Aktualisht ajo është togere në ushtrinë amerikane dhe merret me analizimin dhe zbulimin e zonave konflikte, që mund të kenë ndikim në sigurimin ndërkombëtar. Yllka në vitin 2013 ishte pjesë e misionit të KFOR-in në Kosovë.
Shqiptaro amerikanja Yllka Cana ishte edhe vitin e kaluar pjesëmarrëse e Konferencës Ndërkombëtare “Cyber Intelligence & Counter Terrorism” që u mbajt në New York, ku ndër të tjerë edhe Yllka tregoj një storie mbi sukseset e saj.
INA