• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
FSHF me dorë të hekurt, gjobitet Flamurtari por nuk shpëtojnë as Lushnja dhe Skënderbeu (VENDIMI I PLOTË)
Home
Futboll

FSHF me dorë të hekurt, gjobitet Flamurtari por nuk shpëtojnë as Lushnja dhe Skënderbeu (VENDIMI I PLOTË)

14 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Sot Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare ka publikuar vendimin e Komisionit të Disiplinës për disa nga klubet shqiptare por edhe futbollistë.

FSHF kësaj here nuk është kursyer as për Flamurtarin, i cili është një ‘viktimë’  e zakonshme e gjobave, por edhe klube të tjera si Skënderbeu, Vllaznia, Lushnja, ku shumica prej tyre janë dënuar për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve.

Shpëtim Duro gjithashtu do të pezullohej me dy ndeshje dhe 100.000 lekë gjobë  për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të fair play, duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencës për shtypi pas ndeshjes Kukësi – Flamurtari.

Vlen të theksohet se çdo klub ka të drejtën e ankimimit brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Më poshtë Alpenews.al ju sjell edhe vendimin e plotë të Komisionit të Disiplinës.

1. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
2. FC “Flamurtari” , për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
3. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj në ndeshje kundër KF “Vllaznia dhe për përsëritje të kësaj shkelje disiplinore, në bazë të Nenit 66/1 të KDS,dënohet me 1 (një) ndeshje pa tifozë në fushën përkatëse.
4. Lojtari i KF “Tirana”, Tonny Mawejje, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i KF “Naftëtari”, Aleksander Jaupi, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i KF “Maliqi, Mirald Zacellari, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
7. KF “Maliqi”, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmerohet se në rast të përsëritjes së shkeljes disiplinore do të jetë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Displinës Sportive.
8. Lojtari i KF “Domosdova”,Paolo Kukli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF “Porto” U-19, Akileu Ndreca , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i “S.SH.Pepa”,Mikel Zogu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. FC “Flamurtari” U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
12. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-17, Jurgen Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit dhe kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1.d dhe 49/1.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. FC “Flamurtari” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
14. KF “Burreli” U-17, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Beslidhja” U-17 e luajtur më datë 11.01.2018,me rezultatin 3 me 0 , zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në
masën 600.000 (gjashtëqind mijë) leke. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet
në masën 3%.
15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK “Shënkolli”,Klaudio Pjetrushi dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaudio Pjetrushi vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
16. Rrëzimin e kërkesës së KF “Besëlidhja”, si të pa bazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive dhe Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike.
17. Shpëtim Duro, për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të fair play, duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencës për shtypi pas ndeshjes Kukësi – Flamurtari të datës 04.02.2018, në bazë të Nenit 56/1; 75; 76/1a) të Kodit të Disiplinës Sportive, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 100.000 (njëqindmijë) lek gjobë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dhori Kule i drejtohet pedagogëve në sy të Ramës: Turp të keni, bëtë namin se u vonuan tre ditë rrogat
Previous article “S’kemi shkumësa”/ Edi Rama i përgjigjet Mark Markut: Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv?

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT