Pas analizës në disa prokurori të rretheve, sot kryeprokurorja Arta Marku ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kreu i organit të akuzës shoqërohet në këtë analizë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, përfaqësuesi i ambasadës amerikane, prokurori shqiptaro-amerikan, Gjon Juncaj.
Ata janë pritur nga kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka në dorë disa dosje voluminoze për korrupsion dhe krimin e organizuar.


