• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Reuters: Albin Tahiri, dentisti kosovar që përfitoi më tepër nga debutimi në Lojërat Olimpike
Home
Futboll

Reuters: Albin Tahiri, dentisti kosovar që përfitoi më tepër nga debutimi në Lojërat Olimpike

14 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Dentisti Albin Tahiri ka pritur me vite për t’u bërë garuesi i parë olimpik dimëror i Kosovës dhe tani që ia ka dalë të jetë pjesë e PyeongChang 2018, ai nuk është duke i bërë gjërat shkel e shko.

Kështu e nis lajmin për debutimi e Albin Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore – ku Kosova po përfaqësohet për herë të parë në histori – agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters”, përcjell Express.

Në garën e tij të parë në disiplinën kombinim alpin në konkurrencën e meshkujve të martën, ku shumë skitarë shumë më të njohur se ai u rrëzuan dhe dolën nga shtegu, ai u tregua tejet i vendosur për të arritur deri në fund të shtegut dhe zuri vendin e 37-të, shkruan Reuters.

“[Shtegu] ishte vërtet i akullt, prandaj kisha plot vështirësi. Por, kur pashë se të tjetër po rrëzoheshin, vendosa thjesht ta përfundoja garën sepse ishte gara jonë e parë dhe doja ta mbaroja garën e parë në Lojërat Olimpike”, ka thënë Tahiri për Reuters.

I lindur në Slloveni nga një nënë sllovene dhe baba shqiptar i Kosovës, Tahiri për një kohë të gjatë ka ëndërruar ta përfaqësojë Kosovën në Lojëra Olimpike, por shteti, të cilit i mungojnë kushte ideale për të rrëshqitur me ski, u pranua nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vetëm në vitin 2014.

“Ata [Kosova] kanë bjeshkë, por infrastruktura është shumë e keqe. Teleferikët janë shumë të vjetër, veçanërisht tatëpjeta nuk është e përgatitur tërë kohën”, ka shtua ai.

Specialisti i lëshimit, i cili i mbush 29 vjet në enjten dhe ka të afërm kosovarë të shpërndarë deri në Kanada, tashmë ka nisur të mendojë për Lojërat Olimpike në Pekin më 2022.

Tahiri thotë se sporti dhe interesat e tij dentar përshtaten: “Me punë private [të dentistit] do të kem më shumë para për të stërvitur”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama me Senatin e Universitetit të Tiranës: Po më çuat te pika fundore, aty ‘priten koka’
Previous article Çift? Identikiti i tradhtarit, sipas shkencës

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT