Ata persona që kanë mbushur moshën e pensionit por nuk plotësojnë kushtet për të përfituar nga skema e detyrueshme, kanë një mundësi tjetër. Këtë ua ofron pensioni social.
Por sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, i interesuari për të përftuar pensionin social, duhet të të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social-ekonomike.
Dosja e dokumentacionit që duhet të dorëzohet në qendrat e përcaktuara të pagesës, duhet të përmbajë:
- Fotokopjen e kartës së identitetit
- Certifikatë familjare
- Deklaratë për gjendjen social-ekonomike
- Vërtetimin nga zyra e gjendjes civile që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën
- Vërtetim nga organet tatimore nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike
- Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës
- Vërtetim për ndihmën ekonomike
- Deklaratë nëse je aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura
Pensioni social duhet të tërhiqet çdo muaj nga përfituesi në qendrat e përcaktuara të pagesës, pasi në të kundërt ajo mund të ndërpritet.
Po kështu, pensioni social ndërpritet në rastet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit.


