Një nga pikat më të forta të Borussias së Dortmundit është Joachim Watzke, i cili drejton politikat e klubit që prej vitit 2005.
Siç shkruajnë mediat gjermane, Shefi Ekzekutiv i verdhezinjve ka kontratë deri në vitin 2019 me klubin, por presidenti Reinhard Rauball ka ndërmend t’ia rinovojë atë për dy sezone të tjera.
Vetë Watzke deklaroi se është i gatshëm të bisedojë me presidentin e klubit, duke konfirmuar kështu edhe dëshirën për të vazhduar punën e tij si numri 1 në manaxhimin e politikave të Borussias së Dortmund.