• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Iuliano: Partizani jashtë garës për titull? Jam dhe s’jam dakort me Moggin
Home
Futboll

Iuliano: Partizani jashtë garës për titull? Jam dhe s’jam dakort me Moggin

3 November, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

 “Është një situatë e vështirë. Ishim në rritje pas tre fitoreve rresht, por ndeshja me Flamurtarin ishte zhgënjyese në aspekin e rezultatit”.

Ky është lajtmotivi i deklaratës së trajnerit të Partizanit, Mark Iuliano në konferencën e shtypit përpara ndeshjes së fundjavës në Kamëz. Numri 1 i stolit të kuq i mëshoi faktit se skuadra luajti mirë ndaj vlonjatëve dhe duhet të vazhdojë në këtë rrugë, të paktën përsa i përket sjelljes në fushën e lojës. Gjithsesi, ai kërkon që të gjithë në skuadër të marrin përgjegjësitë për të kthyer faqe.

“Lojtarët janë të vetëdijshëm se ishte një humbje e rëndë, por duhet të marrim të gjithë përgjegjësitë dhe duhet të rikthehemi te rezultatet pozitive. Jemi në një moment ku duhet të tregojmë se mund të arrijmë rezultate të mira. Nuk jam i shqetësuar, edhe pse më vjen keq për lojtarët dhe tifozët dhe e di se duhet të punojmë më shumë. Nuk me trembin kritikat, përgjigjet pres t’i japim në fushën e lojës”.

Drejtori i përgjithshëm, Luciano Moggi, disa ditë më parë u shpreh se çështja e trajnerit është nën monitorim, por Iuliano nuk shqetësohet aspak për këtë gjë.

“Çdo javë jemi në vëzhgim dhe fjalët e Moggit janë normale. Duhet të përmirësohemi në finalizim, ku kemi edhe pikën tonë me të dobët. E dimë që duhet të bëjmë më mirë, edhe pse ndonjëherë është e vështirë, sepse krijon shumë dhe nuk arrin të fitosh”. 

11 pikë diferencë me Skënderbeun janë shumë pas 8 javëve të para, por trajneri italian thekson se puna që po bën aktualisht do të shërbejë në të ardhmen, për të hedhur themele të shëndosha, madje ai shton se diferenca mes dy skuadrave reflektohet vetëm në klasifikim, por jo në fushën e lojës. Çështja e titullit? Moggi e ka pranuar se tashmë Partizani është jashtë loje, por ndoshta Iuliano nuk është dakort.

Jam dhe nuk jam dakort me Moggin për cështjen e titullit. Puna ime është të rikthej rezultatet dhe lojën e bukur. Kryesore për mua është ta coj skuadrën në një nivel të lartë. Mua më takon vetëm të punoj dhe jo të flas.

Në fund, Iuliano e pranon se fakti që skuadra e tij stërvitet vetëm pak metra larg fushës, ku do të luajë këtë fundjavë dhe shumë pranë me ekipin kundërshtar, pothuajse çdo ditë, është ironike. Ai shton se është shumë e vështirë të punosh në aspektin taktik në këtë drejtim dhe pavarësisht se në radhët e Kamzës ka bërë shumë miq, në fushën e lojës të shtunën ata do të jenë armiq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dieta që po cmend rrjetin, humbni 7-kilogram për një javë
Previous article Gjyshi i Ledrit më cool se ai, shiheni si duket

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT