• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Portretet e çiftit Obama/ Emocionohet ish-Presidenti: Unë dhe Michelle jemi shumë mirënjohës për…
Home
Lifestyle

Portretet e çiftit Obama/ Emocionohet ish-Presidenti: Unë dhe Michelle jemi shumë mirënjohës për…

13 February, 2018 k.autor Lifestyle

Galeria Kombëtare e Portreteve në Uashington ka prezantuar portretet zyrtare të ish-Presidentit Barak Obama dhe bashkëshortes, Michelle Obama.

Zoti Obama zgjodhi si autor të portretit të tij piktorin e diplomuar në Universitetin Yale, Kehinde Wiley, i njohur për portretet e gjalla të afrikano-amerikanëve.

“Ju falenderoj të gjithëve që keni ardhur. Unë dhe Michelle jemi shumë mirënjohës për miqtë dhe të afërmit që kemi, si dhe për personelin që ka punuar me mua në Shtëpinë e Bardhë dhe që kanë zgjedhur të na nderojnë në këtë formë e të na ofrojnë mundësinë të jemi në prani të këtij arti të mrekullueshëm,” iu drejtua presidenti të pranishëmve në muze.

Në portret ish-Presidenti Obama është i ulur në karrige mes gjetheve. Autori thotë se përdori elementë botanikë për të simbolizuar rrugëtimin e tij. Ai ka përdorur lule nga shteti Ilinoi dhe nga Kenia, për të pasqyruar rrënjët e ish-presidentit.

Kehinde Wiley është piktori i parë afrikano-amerikan që zgjidhet për të pikturuar një portret zyrtar presidencial.

Michelle Obama zgjodhi artisten nga Baltimora, Amy Sherald, e njohur për punime që stilistikisht përqëndrohen tek format dhe kontrastet e ngjyrave, si dhe të frymëzuara nga temat e drejtësisë sociale. Në portret ajo është e veshur me një fustan me forma gjeometrike, e ulur para një sfondi një-ngjyrësh.

“Po mendoj tani për ato vajza të vogla afrikano-amerikane, që gjatë viteve do të vijnë këtu dhe do të shohin dikë që ngjet me ta në muret e këtij institucioni të madh amerikan,” tha zonja Obama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Meyer drejt largimit nga Schalke, Arsenal dhe Liverpool hyjnë në garë për shërbimet e tij
Previous article Ronaldo drejt United? Ky vendim i 'Djajve të Kuq' shuan shpresat e portugezit

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT