Momoti i keq, dallgët e ,edha dhe erërat e forta janë bërë shkak për pezullimin e lundrimit sot në Portin detar te Vlorës.
Situata paraqitet problematike dhe dallgët arrijnë ne nje lartesi deri në 9 metër.
Kjo gjendje eshte bere shkak qe lundrimi të pezullohet për anijet e peshkimit dhe anijet tregtare duke bllokuar ne kete menyre, aktivitetin dhe levizjet ne portoin me te madh te jugut te Shqiperise.
Ndërsa në portin me te madh ne vend, ne ate te Durrësit, situata nuk paraqitet edhe kaq problematike për lundrimet në det.
Megjithe dallget, shiun dhe ererat e forta, deri tani puna ka vijuar dhe levizja e njerezve dhe e mallrave nuk eshte nderprere.
AlpeNews.al


