• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Liruan 8 persona për 20 tonë drogë, KLD nis inspektimin
Home
Aktualitet

Liruan 8 persona për 20 tonë drogë, KLD nis inspektimin

13 October, 2017 Editor Aktualitet

KLD ka nisur hetim për vendimin e gjyqtarit Arqile Basha dhe 8 vendime të tjera liruan trafikantët në Vlorë, të cilët u kapën me 20 ton drogë. Rakip Arapaj i arrestuar pas akuzave për trafikun e 5 tonëve drogë në fshatin Llakatund është liruar pak ditë më parë nga gjyqtari Basha. Inspektorët e KLD kërkojnë nga gjykata procesverbalet dhe vendimet gjyqësore.

Rakip Arapaj u lirua pas garancisë pasurore, por për skandalin ka reaguar KLD duke nisur hetimet për procesin,pasi ka shkelje serioze. “Ka probleme serioze me ligjin. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi” deklaron KLD.

Në Llakatund u sekuestruan 15 ton hashash, por pas hekurave nuk ka asnjë person, pasi janë liruar të 9 të arrestuarit. Për lirimin e katër personave kryesorë ka qënë vetë prokuroria e Vlorës që ka kërkuan në gjykatë masën e sigursisë “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpi”.

20 tonë drogë asnjë në burg
Një superaksion i policisë së Vlorës në bashkëpunim me strukturat qëndrore të Policisë së Shtetit, kanë mundur në korrik të 2017 të zbulojnë, dy magazina ku ishte fshehur një sasi e madhe droge. Operacioni është shtrirë në disa fshatra të qarkut të Vlorës, ku më konkretisht në zonën e Llakatundit dhe Drithasit, ku u zbuluan 15.3 tonë drogë dhe 600 kg.

Në atë kohë ndërhyrja e policisë dhe i gjithë operacioni është ndjekur gjatë mesnatës nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili ka vëzhguar në terren të gjitha veprimet e oficerave të policisë. Mirëpo kur kanë kaluar tre muaj nga ky operacion i bujshëm policor, asnjë nga nëntë të arrestuarit nuk ndodhet në burg. Ky mund të konsiderohet si skandali i rradhës i drejtësisë shqiptare, ku mosfunksionimi I disa hallkave të institucioneve, ka sjellë lirimin e të gjithë personave të arrestuar.

I vetmi trofe që i ka mbetur policisë në këtë operacion është sasia e madhe e drogës të sekuestruar, pasi të gjithë të arrestuarit e këtij operacioni janë liruar nga qelia, me vullnetin e vetë prokurorisë së Vlorës dhe me vullnetin e gjykatës së këtij qyteti. I fundit që kishte mbetur në burg nga 9 personat e arrestuar ka qënë shtetasi Rakip Arapaj, i cili u lirua nga gjykata e Vlorës ditën e premte nëpërmjet një garancie pasurore.

Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se personat që konsiderohen si bosat dhe udhëheqësit e këtij grupi kriminal janë arrestuar që ditët e para të hetimit nga vetë prokuroria e Vlorës, ndërsa pjesa tjetër ka mundur të dalë nga burgu, në ditët në vijim. Kjo ishte sasia më e madhe e kapur nga Policia e Shtetit, gjatë aksioneve antikanabis, duke kaluar dhe aksionin e kryer në Përmet, ku në një magazinë u sekuestruar 10 ton drogë e amballazhuar, dhe gati për ta trafikuar. Por përpos këtij suksesi, asnjëri nga të arrestuarit nuk ndodhet në qeli. Shkak i kësaj situate është hetimi i dobët i kryer nga prokuroria e Vlorës dhe policia e këtij qyteti.

Nëntë të arrestuar, dy ishin policë

Veç sasisë së drogës rekord të lëndës nakotike, prej 15.9 ton, gjatë operacionit janë arrestuar dhe dy efektivë të policisë së Vlorës, pasi nga analiza e fakteve dhe veprimeve të tyre gjurmuese-zbuluese, është konstatuar se ata jo vetëm që nuk kanë raportuar për situatën, por edhe se ishin implikuar në këtë ngjarje, duke drejtuar vetë trafikun e drogës. Dy inspektorët e ndaluar janë shtetasit Avdyl Sinanaj dhe Lirim Lamaj. Këtij të fundit policia gjatë aksionit i ka gjetur në oborrin e shtëpisë qindra fidanë kanabis. Me të arrestuarve është dhe Astrim Lamaj, që njihet në Vlorë si tregtar.

Sipas të dhënave, Astriti është vllai i policit Lirim Lamaj. Gjithashtë valës së arrestimeve nuk i ka shpëtuar dhe kryeplaku i fshatit Drithas, shtetasi Balil Gjata, pasi ky i fundit nuk ka raportuar në organet kopetente situatën që po ndodhte në këtë fshat.Gjatë aksionit janë arrestuar dhe persona të tjerë, të cilët rezultojnë pranarë të banesave dhe magazinave ku ishte strehuar lënda narkotike, e kapur tashmë nga policia. Në këtë aksion policia sekuestroi 5 armë zjarri automatike si dhe 4 automjete në fshatin Drithas, ndërsa në oborrin e banesës së inspektorit të policisë Lirim Lamaj,u gjetën të mbjella edhe 270 bimë kanabis sativa. Sipas burimeve, sasia e drogës ishte përpunuar dhe amballazhuar në thasë, me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj, në drejtim të Italisë dhe Greqisë.Për shkak të sasisë tepër të madhe të sekuestruar ndonjëherë, policisë së Vlorës, i është dashur të zhvilljë 5 rrugë me kamiona, me qëllim transportimin e drogës nga fshati Llakatund dhe Drithas, drejt ambjenteve të policisë së qytetit.

600 kg në Drithas dy të arrestuar
Teksa policia e Vlorës gjatë orëve të natës zbuloi dy magazina me 15.3 tonë drogë,efektivët e kësaj drejtorie në orët e mëngjesit kanë gjetur gjatë kontrollit të territorit, edhe 600 kg drogë. Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë. Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët,kanabis. Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj. Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj, dhe Rakip Arapaj.

Të arrestuar dhe të liruar

Lirim Lamaj, 49 vjeç, inspektor në komisariatin e policisë së Vlorës

Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas. Efektiv Policie

Balil Gjata, 69 vjeç, banues dhe kryeplak i fshatit Drithas;

Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas;

Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund

Avdyl Sinanaj efektiv policie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qeveria pagoi 15.3 milionë euro vendime të Strasburgut
Previous article Horoskopi për datën 13 tetor 2017 çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme sot

Editor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT