• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Largohen nga ndihma ekonomike mbi 10 mijë familje, në 4 qarqe/ Qytetarët: Po na heqin bukën e gojës
Home
Sociale

Largohen nga ndihma ekonomike mbi 10 mijë familje, në 4 qarqe/ Qytetarët: Po na heqin bukën e gojës

12 February, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Sistemi i ri i ndërtuar nga shërbimi social shtetëror ka përzënë nga kjo ndihmë familje të cilat sipas saj ka përfituar ndihmë pa i plotësuar kriteret.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka sjellë përgjysmim të familjeve përfituese në qarkun e Lezhës. Numri i familjeve që nuk do të përfitojnë më ndihme ekonomike në Qarkun e Lezhës është 3041. Ky fakt bëhet e ditur nga Drejtori i Shërbimit Social Sheteror në Lezhë, sipas të cilit familjet e larguara nuk plotësonin kriteret e përcaktuara, duke nxjerr në këtë menyre në pah edhe abuzimet që janë bërë deri më tani.

“Duhet thënë që ka një ulje të përfituesëve të ndihmës ekonomike në qarkun Lezhë. Janë larguar kategoria e njerëzve që kanë abuzuar me këtë sistem. 818, nga 1598 që kanë qenë. Pra kemi edhe Mirditën nga 1706, janë 810. Edhe në Kurbin kanë përfitu 531 nga 1096. Pra në të treja bashkitë e qarkut Lezhë ka ulje të përfituesve” – tha drejtori Keler Sufaj.

Ndërkohë që nga janari i këtij viti 2018 dhe deri tani, nga skema e re e ndihmës ekonomike janë hequr edhe 3 mijë e 630 familje të varfëra Kuksiane. Ndërsa numri i aplikantëve është 6 mijë e 775 çka ka sjellë edhe revoltën e të pënalizuarëve të cilët kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e situatës .

“Kërkojmë të drejtën tonë. Të marrim ndihmën ekonomike se ne me zor jemi duke e shtyrë, jo në 6 muaj a 10 muaj si thonë këta. Ndaj ju lutem , drejtësia të vihet në vend” – tha një qytetare.

“Na kanë hequr ndihmën ekonomike, arsyeja është Tirana. Ne nuk kemi ku të ankohemi. Kemi ardhur te zyra e punës këtu dhe thanë përse nuk jeni paraqitur. I bëj thirrje të gjithë popullit të Kukësit, që të çohemi t’i bëjmë letër Edi Ramës, që të na japi ndihmën ekonomike” – u shpreh një tjetër banor.

“Po kemi shkuar, na kanë thënë duam një letër toke, ndonjë dokument tjetër jo. Kemi aplikuar dhe del problemi tjetër tani, që ka kufizime. Jo thotë s’ke bërë regjistrim në zyrën e punës, ne jemi regjistruar në zyrën e punës në mënyrë të vazhdueshme. Kështu që zyra e punës na përditëson vetë nëse ka punë, por s’ka punë” – u ankua një tjetër ish-përfitues i ndihmës në zonën e Kukësit.

Në berat deri në janar të këti viti kanë qenë 1.786 familje që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, ndërsa për vitin 2018 janë nga kjo skemë janë heqyr rreth 352 familje.

Situata është thuajse e njëjtë edhe qarkun e Gjirokastrës ku qindra banorët protestuan pasi u hoq ndihma ekonomike. Në këtë qarkë janë larguar nga ndihma ekonomike 2830 familje nga 3572 që ishin përfitues deri në fillim të janarit.

Kjo e përkthyer në shifra totale në qarqet e sipërpërmendura, si Lezha, Kukësi, Berati dhe Gjirokastra arrin në 10 mijë familje të përjashtuara nga përkrahja sociale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇMENDURIA E VIROZAVE"/ Alarm në PEDIATRINË e Elbasanit, flet mjekja: 200 raste në ditë
Previous article Shehaj i përgjigjet Gjiknurit: Dorëhiqem po kam dhënë 100 euro për t’u bërë deputet

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT