• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Tregolësh dhe shifra rekord, Puscas bën të ëndërrojë Inter-in
Home
Futboll

Tregolësh dhe shifra rekord, Puscas bën të ëndërrojë Inter-in

12 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Ka përshëndetur të kaluarën më nj postim në Instagram, kjo është moda e sotme. fjalë të ëmbla, një lamtumirë e pastër, që nuk ka tërhequr pas vetes polemika të kota dhe nuk ka lënë hapësirë për interpretime. Përkundjrazi. Ka qenë një mesazh delikat, që është mbyllur me një datë: “08/06/2017 Unë nuk harroj”. Carpi është gjunjëzuar në Vigorito të Benevento-s dhe Geroge Puscas ka shënuar golin që ka ngjitur ekipin në Serie A. ka qenë minuta e 32-të dhe rumuni, i huazuar nga Inter, ka shkruar historinë me golin e shtatë të sezonit, i treti në 4 ndeshje “playoff”.

“Shtrigat”, pseudonimi i Benvento-s, kanë shkuar në Serinë A dhe bashkë me ta ka shkuar edhe Puscas. Por këtu historia ka ndryshuar: humbje, shumë; hapësira, pak. 11 ndeshje, vetëm një gol, por me peshë, kundër Milan, në ditën kur verdhekuqtë morën pikën e parë në kampionat. Një gol që pothuajse është harruar, duke parë se portieri Brignoli realizoi atë të barazimit 2-2 në fund. Nga ajo ditë feste, në 8 ndeshjet pasuese ka luajtur vetëm 3 nga minuta e parë, 2 herë është aktivizuar nga stoli, 2 të tjera ka qëndruar në stol dhe 1 tjetër nuk është grumbulluar. Arsyeja? Merkato.

Po, sepse Puscas ditën pas ndeshjes me Torino-n është bërë një lojtar i Novara-s. Më 29 janar ka nënshkruar me ekipin piemontez, më 3 shkurt ka realizuar golin e tij të parë në humbjen e pësuar në shtëpi kundër Ascoli-t, që ka sjellë edhe shkarkimin e trajnerit Corini. Ky i fundit është zëvendësuar nga Di Carlo dhe Puscas ka shënuar përsëri. Por këtë herë ka shënuar 3, të gjithë kundër Cittadella-s. 1-3 për Novara-n, 3 pikë të marra në shtëpi bashkë me topin dhe barazimi i rekordit të golave të shënuar në sezonin e rregullt (4, si vitin e kaluar te Benevento). Dhe ai ka fetuar në Instagram, kjo është moda e sotme…

Kartoni i 21-vjeçarit është në pronësi të Inter, që e ka huazuar me të drejtën e blerjes Klubi zikaltër beson shumë tek ai: i marrë në korrikun e 2013-ës nga Liberty Oradea, ka shënuar 27 gola në 38 ndeshje me ekipin e moshave (në sezonin e fundit ka shënuar 16 në 11 ndeshje), duke siguruar edhe debutimin me ekipin e parë në shkurtin e 2015-ës kundër Sassuolo-s. Numra këto që kanë mbetur në mendjen e drejtuesve zikaltër, qershorin e kaluar, pas ngjitjes së Benevento-s në Serinë A, ka refuzuar shumë oferta për të. Shpërthimi i tij është shumë afër. Inter ka besim dhe nuk heq dorë nga “goleadori” i saj. Ku i dihet, një ditë, ai mund të lajmërojë kthimin e tij në rrjetet sociale. Por, sepse kjo është moda sot…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marina Vjollca ju ngroh zemrën me këtë foto nga St. Moritz
Previous article TENSIONET SHBA-TURQI/ Ultimatum i prerë Uashingtonit përpara vizitës së sekretarit të shtetit Tillerson

Q.Autor

Postime të ngjashme

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit Futboll

E BUJSHME/ Egnatia nuk ndalet në merkato, pret edhe titullarin e Elbasanit

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid Futboll

"NUK PRISJA KAQ SHUMË DASHURI"/ Ancelotti në prag të debutimit në botëror: Këtu ka obsesion për të fituar, njësoj si te Real Madrid

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit Futboll

"ALARM" TE FRANCA/ Deschamps humbet dy mbrojtësit titullarë ndaj Senegalit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT