Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili është deportuar në Poloni, shkruan BBC. Shërbimi i kufirit të Ukrainës tha se 50-vjeçari Saakashvili ishte në Ukrainë në mënyrë ilegale dhe prandaj ‘u kthye në vendin nga i cili kishte ardhur’.
Avokati i ish liderit të Gjeorgjisë tha se deportimi ishte një ‘rrëmbim’. Mikheil Saakashvili mori nënshtetësinë ukrainase në 2015, por në korrik të vitit të kaluar autoritetet e Ukrainës ja hoqën nënshtetësinë dhe aktualisht konsiderohet pa shtetësi. Saakashvili gjithashtu kërkohet nga Gjeorgjia për akuza kriminale, të cilat ai deklaron se janë të motivuara politikisht.
Në shtator të vitit të kaluar ai kaloi në Ukrainë përmes Polonisë, me ndihmën e mbështetësve të tij. Shërbimi i Kufirit të Polonisë konfirmoi se Saakashvili tani ndodhet në tokën polake.