• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HEC-et mbi Osum dhe çështja CEZ/ Ministri Gjiknuri: Akuzat ndaj meje, thashetheme
Home
Shqipëri

HEC-et mbi Osum dhe çështja CEZ/ Ministri Gjiknuri: Akuzat ndaj meje, thashetheme

12 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri do të flasë për çështjet më të nxehta të ditëve të fundit. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, ministri Gjiknuri do të ndalet tek çështja e HEC-eve mbi Osum dhe tek hetimet për çështjen CEZ.

Një tjetër temë që pritet të diskutohet do të jetë ajo e rrugës Tiranë-Elbasan, pasi dy ish-drejtorë të ARRSH po hetohen për “shpërdorim detyre”.

Po kështu, ministri do të flasë edhe për inceneratorët.

INTERVISTA
Ju keni zhvilluar një vizitë në ShBA, dhe disa takime të rëndësishme. Keni ardhur me diçka në Shqipëri?
Çdo takim që zhvillohet në SHBA ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë. Para mundësi të komunikoj dhe me këshilltarin e Trump për Sigurinë dhe drejtues të tjerë të lartë. Në të gjitha këto takime doli qartë mbështetja që SHBA i japin Shqipërisë në të gjitha fushat. Për ne ka rëndësi edhe mbështetja në projekte strategjike në fushën e energjisë. Pata mundësinë të loboj për projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, dhe gazit.

Deputeti Shehaj ju ka akuzuar ju dhe ministrin Ahmetaj se keni kryer telefonata me persona që janë në hetim. Ka gjë të vërtetë?
Meqë unë isha në Amerikë dikush do të dilte të hidhte një shashke këtej nga Shqipëria. Është njësoj si të them unë sipas thashethemeve që Shehaj ka dhënë mijëra euro për të qenë pjesë e listës së PD në Vlorë. Tani jemi mësuar me thashetheme, por faktet aty janë dhe le të hetohet.

Do t’i përgjigjeni kërkesës së opozitës për interpelancë për inceneratorët?
Unë e kam për detyrë këtë gjë, dhe do të përgjigjem. Edhe pse unë i jam përgjigjur me shkrim opozitës për kërkesat për këtë çështje.

Opozita e ka ngritur si një çështje të rëndësishme për incenereatorët. Si është e mundur që një person i vetëm të jetë për tre inceneratorët?
Unë nuk dua të hyj te pjesa si janë bërë këto procedura. I janë nënshtruar Kontrollit të Lartë të Shtetit, dhe mos gaboj edhe ndonjë lloj hetimi administrativ. Inceneratori i Fierit dhe i Elbasanit janë marrë përsipër për t’u ndërtuar nga buxheti i shtetit. Ndërtohet nga kompania private futet ne operim, i dorëzohet pastaj bashkisë, e cila është pronari final.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryemadhi për median BELGE: Ka ardhur koha për hapin e madh, BE duhet të ofrojë “kulaçin” dhe jo “kërbaçin”
Previous article Moderatorja e njohur shqiptare në pranga, çfarë ka ndodhur? (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT