• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUSTAFA NANO/ Asnjë europian nuk e di se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria. Të vjen të ulërish që na e ka kaluar edhe Mali i Zi
Home
Blog

MUSTAFA NANO/ Asnjë europian nuk e di se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria. Të vjen të ulërish që na e ka kaluar edhe Mali i Zi

12 February, 2018 Redaktor2 Blog

Janë 28 shtete që lipset të japin miratimin e tyre. Mjafton që vetëm një shtet të thotë “jo”, dhe e gjitha kështjella rrëzohet.

Presidenti grek, por edhe autoritete të tjera greke para tij, nuk është se flasin kuturu, kur thonë se rruga e Shqipërisë për në Europë kalona nga Athina. Është tamam kështu. Nëse Greqia nuk do, negociatat e anëtarësimit tonë në BE nuk mund të hapen.

Por në këtë mes, problemi nuk është më Greqia. Kjo e fundit, edhe ngaqë ka marrë, apo pret të marrë, ndonjë gjë në këmbim të votës në favor të hapjes së negociatave (është duke u finalizuar një marrëveshje e madhe mes Greqisë e Shqipërisë, që do të celebrohet nga Ciprasi e Rama në Tiranë në muajin prill, ndoshta pas marrjes së rekomandimit), duket se ka vendosur të luajë rolin e “gjitonit të mirë”.

Problemi janë shtete të tjera, të cilave Shqipëria nuk ua ka mbushur dot mendjen se është gati të bëhet pjesë e klubit të vendeve më të pasura e më të emancipuara të botës. Dhe nuk është se e kanë gabim, apo jo?

Madje, unë kam përshtypjen se asnjë europian nuk e di saktësisht se sa e varfër dhe e prapambetur është Shqipëria në të vërtetë. Ne që jetojmë këtu e dimë.

Por, edhe aq sa dinë, holandezëve e danezëve u mjafton për të qenë ndërdyshës ndaj kërkesës së Shqipërisë për të hapur negociatat e anëtarësimit në këtë klub të tyrin.

Pastaj, edhe Angela Merkel e Emmanuel Macron, dy “fansat” e Edi Ramës, kanë punë me një opinion politik e publik të brendshëm që nuk po e bën dot të vetën idenë se Shqipëria mund të jetë një vend anëtar i BE-së”, shkruan ai për Mapo.

“Nga ana tjetër, në këtë ekuacion Shqipëria nuk është e vetme. Dhe nuk do të shqyrtohet si një rast më vete. BE-ja po bën çmos të integrojë brenda vetes gjithë Ballkanin. Serbia e Mali i Zi kanë ecur më shpejt.

Të kap një parehati e madhe, kur mendon se Mali i Zi nuk i ka mbushur ende 10 vjet të jetës së vet si shtet, dhe menjëherë i ka dalë përpara Shqipërisë që ka më shumë se 100 vjet që ekziston, por ja që gjërat kështu janë, dhe kjo është një provë ulëritëse e faktit që Shqipëria është çdo gjë, por jo serioze.

Pas tyre vijmë ne, Kosova, Maqedonia e Bosnjë-Hercegovina. Mirëpo, Bosnja e Maqedonia kanë mbetur pas për shkak të fërkimeve të natyrës etnike brenda tyre.

Edhe Kosova, si shtet, ka më shumë se një alibi për vonesat e saj në procesin e integrimit në BE, ndonëse po bëhet gjithnjë e me qartë se nuk janë në gjendje të qullosin ndonjë gjë më të mirë sesa ajo që kemi qullosur ne prej 100 vjetësh.

Shkurt, mbetemi vetëm ne shqiptarët si një rast i veçantë në këtë histori, mbetemi si një popull me aftësi të dyshimta vetëqeverisëse. Dhe prandaj, integrimi në BE ka për shqiptarët një rëndësi më të madhe sesa ka për popujt e tjerë në Ballkan.

Do të vuajmë brenda klubit të BE-së në terma të imazhit e të fuqisë kompetitive, por do të fitojmë shumë në një drejtim tjetër: Do të jemi gjithë kohën të mbikëqyrur. Dhe të asistuar. Ky do të ishte një garanci e madhe që do na ofrohej ne shqiptarëve. Integrimi në BE vlen më së shumti për këtë”, vijon Nano.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpërthen aktori i njohur: Askush nuk e çan t*apin, na hedhin një kockë e tallen me ne
Previous article Vazhdojnë pushimet, Rita Ora përsëri “përvëluese” në bikini (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT