• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Guardian”: Avokatja akuzon diplomatët britanikë për injorim të dëshmive të BE-së për korrupsion në Kosovë
Home
Botë

“Guardian”: Avokatja akuzon diplomatët britanikë për injorim të dëshmive të BE-së për korrupsion në Kosovë

3 November, 2017 Redaktor2 Botë

Maria Bamieh, e cila ka qenë prokurore e EULEX-it në Kosovë dhe tani punon si avokate në Londër, thotë se diplomatët e Britanisë së Madhe nuk i morën parasysh pretendimet për marrëveshje mes zyrtarëve të Misionit të BE-së dhe të dyshuarve për krime në Kosovë.

Sipas dokumenteve të prezantuara të hënën para një gjykate në Londër diplomatët e Ministrisë së Jashtme të Britanisë së Madhe u përpoqën të bindin prokuroren e EULEX-it të mbyllë njërin sy sa i përket dëshmive për korrupsion në Kosovë, raporton gazeta «Guardian».

Maria Bamieh, avokate në Londër, tha se diplomatët britanikë refuzuan të ndërmarrin hapa për të mbështetur pretendimet e saj për marrëveshje mes zyrtarëve të BE-së dhe të dyshuarve për krime në Kosovë. Në vend të kësaj, sipas Bamieh, zyrtarët e kishin këshilluar të injorojë dëshmitë për pagesa ilegale.

Një dokument me akuza përkatëse u dorëzua në një gjykatë në Londër. Për këto akuza kundër EULEX-it për herë të parë raportoi «Guardian» në vitin 2014. Bamieh deklaroi se është detyruar të largohet nga posti i prokurores pasi kishte gjetur dëshmi se zyrtarë të lartë të EULEX-it kishin marrë ryshfet dhe kishin bashkëpunuar me vrasës. Që nga stacionimi në Kosovë në vitin 2008 EULEX-i ka kushtuar më shumë se një miliardë euro para të taksapaguesve europiane. Në fillim të mandatit Misioni europian kishte premtuar arrestimin e «peshqve të mëdhenj» në mesin e politikanëve kosovarë, të cilët gjoja ishin aktiv në krim të organizuar. Pretendimet e Bamieh dhe dokumentet komprometuese në mediat kosovare forcuan përshtypjen se EULEX-i është shndërruar në pjesë të problemit në Kosovë.

Bamieh thotë se në lidhje me këtë i kishte informuar zyrtarët britanikë në qershor 2012. Bamieh kishte organizuar një takim në një bar me shefin e kontingjentit të Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në bazë të dokumenteve rezulton se zyrtarë të ministrisë së Jashtme të Londrës hodhën poshtë pretendimet mbi ekzistimin e marrëveshjeve mes zyrtarëve të EULEX-it dhe politikanëve kosovarë. Bamieh deklaroi se shqetësimet e saj i kishte ndarë edhe me ambasadorin e atëhershëm britanik në Kosovë Ian Cliff. Ata ishin takuar në gusht të vitit 2014.

Ekipi i avokatëve të Bamieh ka dorëzuar një ankesë kundër vendimit të një gjykata britanike, e cila vitin e kaluar njoftoi se nuk lejoheshin paditë kundër EULEX-it në Mbretërinë e Bashkuar. Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike i ka hedhur poshtë pretendimet e Bamieh. (dp)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article McGregor: Dua ta tejkaloj Cristiano Ronaldon
Previous article Strakosha befason gazetarët italianë me fjalët e tij

Redaktor2

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT