• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Këneta e frikshme e drejtësisë shqiptare/ Mbi 22 500 dosje “stok” në Gjykatën e Lartë. Nuk ka gjyqtarë!
Home
Aktualitet
Drejtësi

Këneta e frikshme e drejtësisë shqiptare/ Mbi 22 500 dosje “stok” në Gjykatën e Lartë. Nuk ka gjyqtarë!

11 February, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Drejtësi

Mbarimi i mandatit të 10 anëtarëve dhe pamundësia për ti zëvendësuar ata me gjyqtarë të rinj ka futur në ngërç Gjykatën e Lartë, ndërsa kjo situatë është bërë shkak që çështjet e më shumë se 22 mijë qytetarëve dhe institucioneve të mbeten pa u shqyrtuar përtej afateve ligjore.

Në fund të janarit 2018, ky institucion raporton se ka një numër të madh çështjesh që kanë mbërritur aty dhe kanë mbetur pa u shqyrtuar për shkak të mbingarkesës së gjyqtarëve.

Në raportin e publikuar nga vetë Gjykata e Lartë pak ditë më parë thuhet se mbeten për tu trajtuar nga trupa e  gjyqtarëve 22500 çështje të prapambetura.

Aktualisht, Gjykata e Lartë ka 9 anëtarë nga 19 që duhet të kishte me trupën e plotë të saj. Tri Kolegje të Gjykatës së Lartë gjatë vitit të kaluar janë përpjekur ti bëjnë ballë ngarkesës por pa mundur të japin zgjidhje për pirgun e madh të çështjeve që presin të shqyrtohen.

Nga analiza e të dhënave statistikore rezultoi se në Gjykatën e Lartë në vitin 2017 janë trajtuar gjithësej 4713 çështje, prej të cilave 1507 çështje nga Kolegji Civil , 2060 çështje nga Kolegji Administrativ, 1128 çështje nga Kolegji Penal si dhe 18 çështje Juridiksion Fillestar.

Sipas Gjykatës, numri i madh i çështjeve të grumbulluara ndër vite mbetet një problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, i cili ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë.

Problematika e mbingarkesës është e mbartur në vitet e fundit gjatë të cilave nuk është bërë zëvendësimi i 10 anëtarëve që u ka mbaruar mandati.

Shkaku për mos emërimin e gjyqtarëve të rinj është procesi i vettingut, të cilin duhet ta kalojnë kandidatët për anëtarë të rinj në Gjykatën e Lartë.

Sipas statistikës së fundit, bazuar në ritmin e gjykimeve të vitit 2017, Gjykatës së Lartë do t’i duheshin 4 vite kohë për shqyrtimin e çështjeve të prapambetura edhe nëse nuk do të pranonte dosje të reja në Sekretarinë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTAN XH. DUKA/ I bëni të thonë “nuk ka lek”!
Previous article Një vit më parë luftonte me vdekjen, sot fiton medalje bronzi në lojërat Olimpike

Redaktor1

Postime të ngjashme

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive Aktualitet

PEZULLOHET OPERACIONI PËR SHKAK TË ERRËSIRËS/ Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma Aktualitet

AKSIDENT I TREFISHTË NË RRUGËN SARANDË-KSAMIL/ Turisti spanjoll transportohet tek Trauma

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku Aktualitet

AKUZOHET PËR KANOSJE/ Shpallet në kërkim ish-zyrtari i Policisë Uljan Shpataraku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT