• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ish kafeneja në fshatin e Dibrës “modifikohet” në qendër shëndetësore
Home
Sociale

Ish kafeneja në fshatin e Dibrës “modifikohet” në qendër shëndetësore

11 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Një ish-bar kafe e shndërruar në konsultore, buzë rrugës së fshatit Rrethas në thellësi të Dibrës, është shndërruar në një qendër shprese për plot banorë të zonës.
Nusja e shtëpisë, infermiere, pas punës në shtet, ofron ndihmë për të gjithë banorët e zonës që e kanë të vështirë të udhëtojnë 1 orë larg, deri te qendra më e afërt shëndetësore. Alma Demiraj udhëtoi për në Dibër, për të sjellë detajet e kësaj historie të veçantë humanizmi.

Në Rrethas në Fushëcidhen të Dibrës, një godinë e vogël buzë rruge ka shërbyer më parë si bar kafe për banorët. Por familja ka hequr dorë nga ato pak të ardhura. Sot nusja e shtëpisë Vjollca, që është infermiere, ofron shërbim shëndetësor për 300 banorët e kësaj zone.

Vjollca Buci punon si infermiere prej 26 vitesh në qendrën shëndetësore në Fushecidhen, ku edhe po të jesh shëndosh e mirë, është e vështirë të shkosh.

Përveçse është një ore larg, rruga është shumë e keqe. Për 26 vjet Vjollca u ka shërbyer këtyre banorëve herë në shtëpinë e saj e herë në shtëpitë e tyre pa hezituar as në orët e vona të natës, duke bërë shpesh edhe rolin e mjekut.

“Po njerëzit kishin nevojë, kishin helmime, temperaturë të lartë, matje tensioni apo një gjilpërë. Unë u shërbeja në shtëpinë time. Atëherë familja e pa të arsyeshme që këtë ambient ta vëmë në shërbim të komunitetit”, shprehet Vjollca Buci.

Vjollca tregon se është përballur edhe me raste shumë të rënda. Madje deri në vitin 2005 ajo ka pritur edhe lindje të bebeve në shtëpitë e pacientëve. Por tani u përllogarit nënave shtatzënë datën e përafërt të lindjeve që të shkojnë në maternitet.

Banorët e fshatit Rrethas marrin çdo shërbim shëndetësor këtu, por kjo konsultore ka vetëm një krevat dhe disa medikamente në rast urgjence. Familja e Vjollcës dhe humanizmi i tyre deri këtu mund të shkojnë, duke ofruar ambientet, madje pa marre as qira nga shteti.

“Kam nevojë të më rregullohet ambienti, të kemi një peshore për fëmijët, çantën e infermierit dhe të paktën të me heqin shpenzimet e energjisë”, shprehet ajo.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Fushëcidhen thotë se kjo zgjidhje e infermieres e ka ndihmuar edhe atë si mjek, por konsultorja duhet të pajiset.

“Vjollca me zgjidhjen e saj ka ndihmuar banoret edhe mua si mjek. Ne si Qendër Shëndetësore i kemi dhënë vetëm një krevat, por ndoshta do të ishte mirë që ajo të pajisej me disa pajise mjekësore të domosdoshme për urgjencat”, u shpreh Erjol Shehu, drejtori i qendrës shëndetësore Fushëcidhen.

E kontaktuar nga Top Channel Drejtoria e Shëndetit publik Dibër premtoi pajisjen e shpejtë të konsultores me mjetet e nevojshme mjekësore./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Olsin apo Benardin, ja kë zgjedh Xheni e Big Brother
Previous article Inter 2-1 Bologna: Notat e lojtarëve, Karamoh më i miri  

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT