Kreshnik Spahiu ka dhënë lajmin se mund të rikthehet sërish për të realizuar revolucionin demokratik në Shqipëri të cilin e filloi krah ish-aleatit të tij Lulzim Basha.
Ai i është përgjgjur pozitivisht dy mbështetësve të tij që bënë një banderolë për ta thirrur ku shpreheshin se vetëm ai mund ta bëjë Shqipërinë.
“SAPO MA DËRGUAN NGA SHESHI
FOTO sa 1000 fjalē. 1000 falenderime për ju që kërkoni Kreshnik dhe Revolucion por Pranvera nuk vjen ….. Rrugë e gjatë na pret…” shkruan Spahiu i cili u ka premtuar komentuesve në Facebook se ndoshta një ditë do të rrikthehet dhe do sjellë stuhi.
Spahiu u largua në qershorin e vitit të shkuar pasi deklaroi se bashkë me kryopozitarin Lulzim Basha mashtruan qytetarët me të ashtëquajturën “çadër të protestës” dhe se për këtë ishte prerë në besë.(TemA)


