Akademiku Artan Fuga ka postuar në rrjetin social Facebook një koment mbi reagimet që shkatoi në rrjet fitorja e shqiptarit Ermal Meta në festivalin e Sanremos.
Fuga ngre shqetësimin se triumfi i këngëtarit shqiptar në festivalin e famshëm Italian po politizohet dhe duke mos e lënë rehat sipas akademikut do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë.
Një ndër ta që reagoi për fitoren e Ermal Metës në Sanremo ishte dhe lideri i opozitës Lulzim Basha.
Përmes një statusi në facebook Basha shkruante se në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos.
Postimi i plotë i Fugës
“San Remo dhe dhunë shqiptare
Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthehjmë si vlerë kundër Shqipërisë.
Se paska pasur pas babë të dhunshëm;
O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?
Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.
Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.
Se edhe kur të hipi në Eurovizion prezantuesit do t’i thonë botës mbarë ja ky që ka lindur nga egësirat shqiptare, nga bishat, dhe Europa e bëri njeri!
Që na plaçin sytë na plaçin”. (TemA)


