• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Rektori shpjegon ngërçin e pagave të mësuesve dhe shton: Ka disa që kanë 8 muaj pa rrogë
Home
Sociale

Rektori shpjegon ngërçin e pagave të mësuesve dhe shton: Ka disa që kanë 8 muaj pa rrogë

11 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, shpjegon për Top Channel se i kujt është faji që pedagogët ende nuk janë paguar.
Koni shpjegon se paratë janë dhe se administratorët nuk e bënë punën e tyre. Ndërkohë që sipas rektorit përgjegjësi mban edhe Ministria e Arsimit për mospërgatitjen e akteve nënligjore.

Top Channel: Ku qëndron teknikisht problemi? Çfarë ka çaluar në vendimmarrje që ka shkaktuar këtë ngërç financiar duke mos paguar rreth 15 mijë punonjës të universiteteve publike por edhe të administratës?

Mynyr Koni: Pritja e daljes së një akti nënligjor ka shkaktuar bllokimin e fondeve të transfertës në thesar. Të ardhurat e trashëguara nga 2017 janë të mjaftueshme për të realizuar pagesat në Universitetin e Tiranës. Ky veprim nuk është bërë as nga bordi as nga administratori.

Top Channel: Z. Koni a lidhet kjo problematike me ligjin e ri të Arsimit të Lartë?

Mynyr Koni: Sigurisht, por çështja e pagave ka të bëjë me një akt nënligjor që ka të bëjë me modelin e financimit dhe zbatimit të këtij modeli që pritet nga 2 ministritë sipas ligjit të arsimit të lartë”

Top Channel: A ka një politikë për tu përballur me mbivendosjen e kompetencave mes bordit të administrimit dhe rektoratit të ut?

Mynyr Koni: Është e vërtetë që në ut ka problematika të funksionimit të kompetencave të bordit, administratorit, senatit , rektorit. problematikat e pagave për punonjësit në rektoratin e ut janë shfaqur që në muajin mars dhe në mënyrë të vijueshme. Aktualisht janë 7-8 punonjës që kanë 8 muaj pa rroga, për shkak se administratori nuk i quan punonjës, një e drejtë që ligji nuk ja jep.

Koni thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht as nga ministria e arsimit, as nga bordi i administrimit dhe as nga administratori për bllokimin e pagave.

Në këtë situatë ka kontaktuar Ministrinë e Arsimit, e cila ka premtuar se pagat do të lëshohen të hënën ose maksimalisht të mërkurën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zjarri në Mat, kryefamiljari tregon momentet e tmerrit: Sa nxorra nënën ra çatia e shtëpisë
Previous article Tërmet i fuqishëm trondit Malin e Zi dhe Shqipërinë, ja ku ka qenë epiqendra

Ina.Autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT