• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arsyet pse BE nuk i caktoi Kosovës afat kohor për anëtarësim
Home
Rajon

Arsyet pse BE nuk i caktoi Kosovës afat kohor për anëtarësim

11 February, 2018 g.autor Rajon

Strategjia për Zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e publikuar disa ditë më parë nga Komisioni Evropian nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për anëtarësimin e Kosovës në BE. Ndër arsyet kryesore që Kosovës nuk i është caktuar afat kohor për anëtarësim mbeten Dhomat e Specializuara. Zyra e Bashkimit Evropian në një përgjigje elektronike për Indeksonline është shprehur se zgjerimi i BË-së bazohet në atë se sa referoma arrin të bëjë në fushën e drejtësisë, qeverisjes së mirë e luftës kundër krimit e korrupsionit.

Por, thekson se MSA e Dhomat e Specializuara janë hap i rëndësishëm për anëtarësim në BE. “Procesi i zgjerimit bazohet në meritat dhe në atë se sa shpejt do të arrijë Kosova në procesin e reformave që adreson reformën në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë, ekonomisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, administratës publike, arsimit. Kosova duhet të zbatojë MSA. Është gjithashtu shumë e rëndësishme që Kosova të respektojë angazhimin e saj në Dhomat e Specialistëve” thuhet në përgjigjen e BE-së. Ndryshe nga Kosova, për Malin e Zi dhe Serbinë janë përcaktuar afate kohore të anëtarësimit. Mirëpo, Zyra e BE-së ka thënë se as këto dy shtete e nuk kanë datë fikse të anëtarësimit dhe se Kosova trajtohet baras më të gjitha shtetet tjera në rajon.

“Strategjia e zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor e trajton Kosovën si të barabartë me të tjera shtete në rajon dhe ofron një perspektivë të qartë të anëtarësimit në vendet e Ballkanit në BE. Kriteret për anëtarësim nuk kanë ndryshuar, por përmes kësaj strategjie ekziston mundësia që disa vende të arrijnë të tjerët në rrugën e integrimit. Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që kanë hapur negociatat dhe se 2025 nuk është as një datë fikse dhe as objektiv për anëtarësim. Ajo tregon një perspektivë të mundshme kohore, duke reflektuar angazhimin e fortë evropiane”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bleona e nis mëngjesin kështu dhe duket kaq seksi... (FOTO)
Previous article Vijojnë hetimet për sulmin kibernetik në Lojërat Olimpike të Koresë së Jugut

g.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT