• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLERJA E  ARMO-s/ Thellohet misteri. Një tjetër subjekt ndodhet në… (VIDEO)
Home
Sociale

BLERJA E ARMO-s/ Thellohet misteri. Një tjetër subjekt ndodhet në… (VIDEO)

11 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Thellohet misteri në lidhje me kompaninë “Allum Enterprises”, e cila prej 5 muajsh ka nisur procedurat për blerjen e kompanisë ARMO, që aktualisht zotërohet nga një bankë private. Megjithëse është një kompani e themeluar në Londër, Dhoma Britanike e Tregtisë në Tiranë nuk ka asnjë informacion në lidhje më të. Ajo nuk është e regjistruar pranë kësaj Dhome dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me të. Këtë fakt e pohon vetë presidenti Zenel Hoxha.

Pak ditë më parë, “Klan Plus” kërkoi të kontaktonte me përfaqësues të kësaj kompanie në vendin tonë, por në adresën e deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ndodhej një tjetër subjekt.

“Allum Enterprises” rezulton që ka hyrë në një marrëveshje siguruese me Bankën Credins për shumën 2.3 miliardë lekë, pasi ARMO kishte marrë pranë kësaj banke një hua me këtë vlerë dhe nuk e ka shlyer.

Kompania “Allum Enterprises”, e krijuar në Gusht të vitit të kaluar në Londër drejtohet nga Ajit Prasad dhe Suman Mitra, njëri mjek dhe tjetri me profesion hotelier. Të dy janë me nënshtetësi britanike, por me origjinë nga India. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit jepet vetëm emri i administratorit shqiptar, Jeton Bajrami, ndërsa aksionerët nuk bëhen të ditur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAGJIKE/ 5-vjeçari gjen VDEKJEN pasi bie në lumë
Previous article BOKS/ Florian Marku triumfon në Austri. I thyen hundën dhe boshnjaku dorëzohet i larë me gjak, në raundin e parë

F.autor

Postime të ngjashme

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike Aktualitet

FLAKËT PËRPIJNË BANESËN NË LUSHNJE/ Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin Aktualitet

DEBATE TË FORTA NË SEANCË/ Prokuroria: Ish-drejtoresha e Postës hyri 340 herë në kazino me bashkëshortin

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem Aktualitet

KONTROLLI I TATIMEVE NË RESORT PËRFUNDON ME PENGMARRJE/ 5 persona në pranga në Golem

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT