Ai po mundohet qe te shfrytezoje hapesirat e nje neni te ligjit per vettingun, te ndryshuar ne Gjykaten Kushtetuese, qe i jep te drejten e heqjes dore nga detyra atyre qe jane ne sistem, ne momentin qe nuk kane nje vendim te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Ky nen, me pare ishte formuluar se e drejta per tu larguar nga sistemi ne menyre qe ti shpetoje vettingut, ishte vetem tre muaj pas hyrjes ne fuqi te ligjit, i cili bente fjale deri me 31 mars 2017.
Ndaj tij ka nisur një proces verifikimi që në kohën që drejtonte Prokurorinë e Përgjithshme. Nderkohe, Llalla nuk ka mare nje vendim per te qene gjywqtar i Apelit, pavaresisht se kete te drejte ia njeh ligji.
Ekspertet thone se ne asnje rast, Llalla nuk ka mundesi qe ti shpetoje detyrimit per tiu nenshtruar vettingut. Gjithesesi formalisht dhe ligjerisht kete vendim duhet ta mari Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Me poshte, detaje rreth ketij institucioni.
ÇESHTE KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë, të miratuar në bllok me vendimin nr.82/2017 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Veprimtaria e institucionit bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Rregulloren e veprimtarisë së KPK-së, si dhe në legjislacionin vendas dhe ndërkombëtar.
Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tri kritereve:
- a) vlerësimi i pasurisë;
- b) kontrolli i figurës; dhe
- c) vlerësimi i aftësive profesionale.
Ky proces kryhet duke respektuar parimin e procesit të rregullt ligjor, proporcionalitetit, barazisë, paanshmërisë dhe efektivitetit.
Bazuar në ligjin nr. 84/2016, veprimtaria e Komisionit drejtohet nga Kryetari. Komisioni organizohet në 4 trupa gjykuese të përbërë nga 3 anëtarë, të cilët caktohen me short.
Misioni i KPK-së është zbatimi i Kushtetutës dhe ligjit për të garantuar transparencën e procesit të rivlerësimit dhe rikthimin e besimit të publikut tek institucionet e drejtësisë.
Selia e Komisionit është në Tiranë, në adresën: Rruga e Kavajës, ish-godina e “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Përgatiti: Alpenews.al


