• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Horoskopi ditor, e dielë 11 shkurt 2018/ Emocione të reja pozitive, por vetëm për ata që…
Home
Gossip

Horoskopi ditor, e dielë 11 shkurt 2018/ Emocione të reja pozitive, por vetëm për ata që…

11 February, 2018 F.autor Gossip, Lifestyle

Dashi

Në dashuri po afron një fazë pozitive e cila përfshin çiftet, duke iu dhuruar qetësi dhe harmoni. Kujdes ama, shumë prej jush mund të harrojnë që të hedhin një vështrim përreth. Emocione të reja pozitive parashikohen për ata që janë vetëm, të cilët do të jenë gjithë energji. Edhe puna, nuk do të shfaqë probleme dhe pavarësisht disa ulje-ngritjeve të lehta, situata nuk do të jetë alarmante.

Demi

Ndonjë problem me personin që dashuroni, mund t’ua turbullojë ditën, por me pak mirëkuptim, do të arrini të zgjidhni gjithçka. Gjatë kësaj dite ata që janë vetëm, do të përjetojnë zhgënjim nga një person, të cilin deri më tani e kanë patur pranë.

Në sferën profesionale, nëse keni ndërmend nisma të reja, përgatisni terrenin, para se të hidheni në veprim. Kujdesi është para të gjithave.

Binjakët

Në lidhjen në çift do të jeni në sintoni të plotë me partnerin/en, gjë që do ju ndihmojë që të përballoni çdo të papritur. Megjithatë bëni mirë të tregoni kujdes ndaj zilive dhe thashethemeve. Ata që janë vetëm, duhet të veprojnë me vendosmëri për atë që duan, duke sqaruar çdo keqkuptim. Në punë, do të keni mundësi të mira. Bëni mirë të mirëprisni çdo mundësi tunduese, dhe mos u dorëzoni qysh në pengesën e parë.

Gaforrja

Saturni i fton të lindurit e kësaj shenje që të eliminojnë gjithçka që nuk është e dobishme, ndonëse nuk do jetë e lehtë që të ringjallen emocionet. Ata që janë vetëm, do të kenë dëshirë të përjetojnë aventura të reja dhe kjo duket se është dita e duhur. Në punë, do të keni përmirësime të ndjeshme, në një sektor që iu është besuar prej pak kohësh. Lajme të mira ka edhe për ata që janë në kërkim të një pune.

Luani

Yjet premtojnë një ditë të lumtur dhe pavarësisht ndonjë problemi të vogël, do të rikthehet harmonie. Sfera seksuale do të jetë në maksimum. Ata që janë vetëm do të kenë flirte emocionuese dhe njohje të reja. Në sferën profesionale, do të korrni sukses në çdo sektor. Më në fund do të merrni përgjigje të cilat i prisnit prej kohësh.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga melankolia e cila do ju përhumbë tërësisht në mendime. Bëni kujdes që të mos e rëndoni shumë partnerin/en me vuajtjet tuaja, pasi mund t’iu bëjë pyetje, të cilave nuk do të dini që t’iu jepni përgjigje. Dashuri të reja paraqiten në horizont për ata që janë vetëm. Në punë, do të shfaqen mundësi të reja, ndaj duhet të tregoni që jeni në lartësinë e duhur, të asaj që ju është besuar.

Peshorja

Kjo e diel do të nisë në mënyrën më të qetë të mundshme. Do të jeni gati që të shijoni çdo moment, duke dalë nga pasiguritë në çift dhe duke ekuilibruar situatën tuaj. Ata që janë vetëm do të kenë dëshirë të shoqërohen, ku nuk përjashtohet mundësia e takimit me një person special. Në sferën profesionale, mund të merrni një kënaqësi ekonomike ose shpërblim.

Akrepi

Keqkuptimet dhe tensionet në raportin në çift do ju trazojnë jo pak, por nëse ndjenja juaj është më e fortë se çdo gjë tjetër, do ia dilni mbanë pa problem. Dashuria premton flirtime interesante për ata që janë vetëm, të cilat mund t’iu ngrohin zemrën. Në punë, priten ndryshime të rëndësishme, të cilat do ju çojnë në rrugën e duhur dhe drejt projekteve që keni përzemër.

Shigjetari

Çiftet e qëndrueshme mund të ndajnë momente relaksi dhe argëtimi me miqtë, ndërsa dikush mund të jepet pas një flirti të paparashikuar. Ata që janë vetëm, gjatë kësaj dite do të kenë shumë dëshirë për t’u argëtuar. Kjo e diel është shumë premtuese.

Në sferën profesionale do të jeni plotë me energji, për të çuar deri në fund projektet tek të cilat jeni përfshirë prej kohësh.

Bricjapi

Nëse jeni në një lidhje në çift, do të tentoni që të konkretizoni një raport të cilin e keni përzemër. Do të keni momente ku do të ndani projekte bashkë, siç mund të jetë organizimi i një udhëtimi. Ata që janë vetëm, do të hutohen pas shoqërisë, duke u relaksuar. Në punë, ka nisur një periudhë ku do të nisni konsolidimin e projekteve tuaja.

Ujori

Dashuria shkon më së miri, çiftet stabël do të kenë momente dialogu lidhur me tema që kanë të bëjnë me një projekt të përbashkët. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë një takim të paparashikuar, i cili mund të ndryshojë tërësisht fatin e tyre. Bëni kujdes në punë, sidomos në dialogun me eprorin. Një fjalë më shumë, mund të ketë pasoja.

Peshqit

Nëse jeni në një lidhje, parashikohet që kjo ditë të ecë me programimin e së ardhmes. Kush ka ndërmend që të ndërtojë diçka afatgjatë, duhet të angazhohet seriozisht. Për ata që janë vetëm parashikohen takime premtuese dhe miqësi të reja. Në sferën profesionale do të paraqiten mundësi të reja. Mërkuri do ju mbrojë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Çudirat që ndodhin në dasmat shqiptare: Nusja largohet me të...
Previous article Pse nuk je martuar? Ja si përgjigjet aktori Gjoka

F.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT