• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGON REKTORI I UT: Presion me bukën e gojës! Paguani pedagogët brenda së hënës
Home
Sociale

REAGON REKTORI I UT: Presion me bukën e gojës! Paguani pedagogët brenda së hënës

10 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Replika dhe kundër replika ka pasur ditën e sotme mes pedagogëve të Universitetit të Tiranës dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, pas lajmit se ata nuk kanë marrë akoma rrogën e Janarit.
Në një reagim për mediat, Ministria e Arsimit, duke kërkuar ndjesë për këtë situatë, është shprehur se mos pagesa e tyre ka ardhur si pasojë e mungesës së një akti nënligjor.

Por, lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i cili ka sqaruar se pagat mund të ishin dhënë nëse Bordi i Administrimit do të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit.

Reagimi Konit:

“Të nderuar kolegë dhe punonjës të Universitetit të Tiranës!

Jam shumë i shqetësuar në lidhje me mospagesën për punën tuaj të kryer për muajin Janar 2018. Ky është një veprim i paprecedentë nga autoritetet përgjegjëse të ngarkuar me ligj, Bordi i Administrimit dhe Administratori i Universitetit.

Në pritje të daljes të një akti nënligjor, kjo ka bërë të mundur që të bllokohet transferta e pakushtëzuar për Institucionet e Arsimit të Lartë publik.

Në këto kushte, Bordi i Administrimt duhet të kishte çelur fondin për pagat nga të ardhurat e institucionit. Kështu që në Universitetin e Tiranës, të ardhurat e trashëguara nga viti 2017 janë të mjaftueshme për çeljen e fondeve të pagave për personelin e Universitetit të Tiranës. Bordi i Administrimit të UT si dhe Administratori i UT nuk kanë vepruar në çeljen e fondit të pagave nga të ardhurat, të paktën për muajin Janar. Kjo ka bërë të mundur që punonjësit e UT të mos kenë marrë pagat.

Ky veprim i BA dhe Administratorit vjen si pasojë e paaftësisë apo mosveprimi i tyre ka të bëjë me trysninë ndaj stafit akademik dhe joakademikt të UT, ashtu siç po veprohet prej një periudhe afro 8-mujore ku një pjesë e stafit të Rektoratit të UT nuk kanë marrë pagat.

Në emër të gjithë punonjësve të UT, i bëj thirrje Bordit të Administrimit dhe Administratorit të çelin fondin e pagave të muajit Janar nga të ardhurat dhe të bëhet pagesa e punonjësve brenda ditës së hënë, datë 12.02.2018”, thuhet në reagimin e Konit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet skandali me portalin e punësimit... Mësueset nxjerrin të palarat!
Previous article Njohu në rrjetet sociale bjonden e nxehtë, avokatit i ndodh "gjëma" kur shkon në shtëpinë e saj

luljetaautor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT