• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Sekuestrohen në port 24 milionë tableta drogë, fitimet do të financonin ISIS
Home
Europë

Sekuestrohen në port 24 milionë tableta drogë, fitimet do të financonin ISIS

3 November, 2017 Ina.Autor Europë

Reparti i Antiterrorizmit dhe Antimafias italiane në rajonin e Rexhio Kalabrias ka sekuestruar në portin Gioia Taura rreth 24 milionë tableta “tramadol” e njohur si “droga e luftëtarit”. Kjo ngarkesë tabletash droge ishte nisur nga India duke tranzituar përmes portit kalabrez me destinacion final Libinë.

Tramadolo është një substancë opiumi sintetike e njohur për aftësinë e rritjes së rezistencës fizike. Përdoret mjaft në skenaret e luftës e njihet si “droga e luftëtarit”. Çdo tablet droge shitet 2 euro e kjo ngarkesë e sekuestruar do të sillte një përfitim mbi 50 milionë euro.

Hetimet investigative italiane në bashkëpunim me ato ndërkombëtare kanë verifikuar se trafiku i tabletave drogë administrohet drejtpërdrejtë nga ISIS. Vlera e përfituar nga shitja e tyre do të përdorej për të financuar aktivitetin terrorist të Shtetit Islamik kudo në botë e për të financuar grupe ekstremistësh operues në Libi, Siri e Irak.

Operacioni i sekuestrimit të 24 milionë tableta drogë u bë i mundur falë bashkëpunimit me shërbimin federal antidrogë amerikan DEA. Drejtorinë e Përgjitshme antidrogë të Minsitrisë së Brendshme Italiane dhe Drejtorinë e përgjtishme të Policisë Financiare. /AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushqimet që luftojnë kancerin
Previous article 2018 viti i Audit, sjell një makinë të re çdo tre javë

Ina.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT