• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MANDATI HALIMIT/ Dy gra drejt dorëheqjes, flet ish-deputeti Astrit Veliaj: Jam i dyti në listë. Pres vendimin e…
Home
Shqipëri

MANDATI HALIMIT/ Dy gra drejt dorëheqjes, flet ish-deputeti Astrit Veliaj: Jam i dyti në listë. Pres vendimin e…

10 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, pritet të marrë sërish mandatin e deputetit. I renditur i dyti në listën e qarkut të Beratit nga PD, Veliaj pritet të zërë vendin e lënë bosh nga largimi i Eduard Halimit.

Por në qarkun e Beratit, ashtu si në disa qarqe të tjera, Partia Demokratike është gjobitur nga KQZ për shkak të mosrespektimit të kuotave gjinore në lista, duke mos përfshirë asnjë femër në tre emrat kryesues të listës së kandidatëve. Nisur nga ky penalitet i vendosur nga KQZ, demokratëve u hiqet e drejta që mandatin ta marrë deputeti i dytë në listë, Astrit Veliaj.

Mandati i deputetit, në rast të penaliteteve për mosrespektim të kuotës gjinore, i kalon kandidates femër, të vendosur më lart në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë. Megjithatë, burime të sigurta nga Partia Demokratike konfirmojnë për “Panorama”, se do të jetë Astrit Veliaj, ai që do të zërë vendin e lënë bosh në Parlament nga Halimi.

I kontaktuar nga “Panorama”, ish-deputeti Astrit Veliaj ka theksuar se do të presë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Unë sapo jam kthyer nga SHBA. Jam njohur përmes mediave me vendimin e z.Halimi për të lënë mandatin e deputetit. Unë jam renditur i dyti në listën e Beratit, ndaj edhe do të pres vendimmarrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me këtë mandat”, ka deklaruar Veliaj.

LISTA

Kreu i PD Lulzim Basha, në listën e Beratit ka vendosur të kandidojnë dy femra, Juvina Jani dhe Monika Qosja. Nisur nga vendimmarrjet e mëparshme të KQZ-së, mandati i deputetit të lënë nga Eduard Halimi, i kalon psikologes së renditur e gjashta në listë, Juvina Janit.

Por vetë Jani, në një prononcim për “Panorama”, ka konfirmuar se do ta refuzojë mandatin e deputetit për arsye personale. Jani ka pohuar se është kontaktuar nga kreu i PD, Basha, dhe se i ka shpjeguar edhe atij arsyet e heqjes dorë nga mandati.

“Kam pasur kontakte me z.Basha, lidhur me mandatin e deputetit në qarkun e Beratit. Kreu i PD më ka shprehur kënaqësinë e bashkëpunimit, por unë kam vendosur të mos e pranoj këtë mandat. Arsyet janë personale. Im bir do të duhet të bëjë një ndërhyrje shumë të rëndësishme kirurgjikale në javët e ardhshme dhe unë si nënë do t’i qëndroj pranë. Nuk do të doja të lija pa ligjvënës Beratin për një kohë të gjatë, ndaj edhe kam vendosur të mos e pranoj mandatin e lënë nga zoti Halimi”, ka deklaruar për “Panorama”, Jani.

Përballë një vendimmarrjeje të tillë, KQZ do t’ia kalojë mandatin kandidates Monika Qosja, e cila renditet e shtata në listën e demokratëve në Berat.

“Panorama” kontaktoi edhe me zonjën Monika Qosja, e cila mohoi të ketë pasur kontakte me drejtues të lartë politikë të PD. Qosja theksoi se nuk ka një vendimmarrje për të lënë mandatin, duke shtuar se nëse KQZ do të kishte një vendimmarrje pro saj, do të ndihej e vlerësuar.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtues të lartë politikë të PD. Jam njohur vetëm përmes medias me zhvillimet e fundit. Aktualisht nuk kam një informim të saktë lidhur me këtë çështje. Nëse KQZ do të më japë mandatin e deputetit, unë do të ndihesha e vlerësuar”, deklaroi për “Panorama”, kandidatja e renditur e shtata në listën e PD-së në Berat.

Do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që do të vendosë lidhur fatin e mandatit të lënë nga Eduard Halimi, ndërkohë që në PD janë të bindur se ai do t’i kalojë ish-deputetit Astrit Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Le ta themi hapur: Ku çaloi dhe ku shkëlqeu Luana Vjollca në sezonin e parë të “Shiko kush Luan”
Previous article VIDEO/ Milan në avantazh ndaj SPAL, ja autori i golit

F.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT