• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Duam që negociatat të hapen”/ Bregu SULMON Bashën: Të fshikulloje ca honxhobonxho injorantë (FOTO)
Home
Shqipëri

“Duam që negociatat të hapen”/ Bregu SULMON Bashën: Të fshikulloje ca honxhobonxho injorantë (FOTO)

10 February, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, mendon se reagimi i kreut te Partise Demokratike Lulzim Basha dje, qe thoshte se ai dhe partia qe drejton po lobojne qe Shqiperise t’i hapen negociatat, eshte i vonuar.

Ne nje reagim ne FB, Bregu, shkruan se: “Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte radhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nëse largohen negociatat! Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!”

REAGIMI I PLOTE:

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

bregu per bashen

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte radhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nëse largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.

STATUSI I BASHES DJE

Shqipëria në BE eshtë aspirata më e lartë e gjithë shqiptarëve. Shqiptarët duan të jenë pjesë e vërtetë e Europës. Partia Demokratike e do Shqipërinë në BE. Unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi lobuar dhe vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat. Ky është investimi ynë ndaj gjithë shqiptarëve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri.

Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre. Me këtë rast përshëndes raportin për strategjinë për zgjerim të BE-së e cila konfirmon vullnetin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Por qartësisht përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë.

Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike.

Ky raport është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane.

Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANDA E TRITOLIT NË ELBASAN/ Gjykata jep masën "ARREST ME BURG" për 6 të prangosurit (DETAJET)
Previous article Mos i harro: 5 gjërat esenciale kur udhëton në mot të ftohtë

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT