• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“LAZARATI 2″/ Të akuzuarit “sulmojnë” psikologen. Krimet e Rënda mbyllin gjykimin (DËSHMIA)
Home
Sociale

“LAZARATI 2″/ Të akuzuarit “sulmojnë” psikologen. Krimet e Rënda mbyllin gjykimin (DËSHMIA)

10 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjykata e Krimeve të Rënda ka mbyllur gjykimin për grupin që akuzohet për sulmin me armë ndaj RENEA-s në Lazarat, në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Ditën e djeshme dëshmoi në seancë psikologia, që ka marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të të akuzuarve, fill pas arrestimeve në Komisariatin e Gjirokastrës. Më herët, të akuzuarit kanë pretenduar se janë dhunuar dhe janë detyruar që të pranojnë veprat penale për të cilat akuzohen.

Mirëpo, psikologia ka thënë në sallën e gjyqit se nuk ka konstatuar shenja shume të të pandehurit. Kaq ka mjaftuar që të akuzuarit të shpërthejnë ndaj saj, duke thënë se ajo gënjen. Megjithatë, dëshmia e psikologes nuk është rrëzuar nga Gjykata dhe pritet që seancën e ardhshme Prokuroria të japë pretencën për të akuzuarit.

DËSHMIA

Avokati: Kur keni shkuar në komisariat?

L.M.: Jam thirrur vetëm kur prokurori i ka marrë në pyetje. Aty ishte avokati, prokurorët dhe një person tjetër.

Avokati: A ishte i dhunuar?

L.M.: Në fillim e pyeta se kush ishte, është një procedurë që bëhet me të gjithë. Ndërsa sa për dhunë, aty nuk mbaj mend që të kishte shenja dhune. Unë i kam pyetur se si ndiheshin, por nuk më thanë asgjë.

Xhuljo Malo: Çfarë keni parë ju në momentin që jam pyetur unë?

L.M.: Kam shkuar, aty ka qenë avokati, është marrë në pyetje dhe nuk kam konstatuar asgjë. Nuk kam parë shenja dhune. Xhuljo Malo: Si i kisha rrobat unë, keni parë shenja gjaku?

L.M.: Jo, nuk kam parë. Xhuljo Malo: Kjo dëshmitarja gënjen, i ka thënë vetë mamasë sime që djali është i dhunuar. Elson Kazma: Ke qenë kur më kanë marrë mua në pyetje?

L.M.: Po, kam qenë. Elson Kazma: Gënjen se nuk ke qenë kur më kanë marrë në pyetje.

L.M.: Te njëri prej jush kam qenë shumë pak…

Elson Kazam: Kjo ka ardhur me një avokat tjetër dhe më tha që ishte avokati që më kishte caktuar familja, ndërsa familja ime kishte dërguar tjetër.

Oltion Proko: Ju thoni se ishim mirë, po ato kokrrat që më keni sjellë, për çfarë m’i sollët?

L.M.: I dhimbtë koka dhe kam pyetur ata aty nëse mund t’i jap qetësues, më lanë dhe ia kam dhënë. Nuk kam konstatuar dhunë.

Oltion Proko: Po kjo mashtron, zoti gjyqtar. Më keni futur në burg që 16 vjeç. Më ndatë nga familja, nga studimet dhe nga shoqëria. Mua më shkoi jeta në burg. E di pse s’keni konstatuar gjë ju, sepse në momentin që më merrnin në pyetje mua, keni pyetur njërin aty, ato lekët…?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 llojet e femrave që nuk i thonë kurrë “jo” seksit
Previous article Dy vjet pas vdekjes së gruas martohet sërish, por merr një telefonatë misterioze e cila...

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT