• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SKANDALI I 150 MIJË DOLLARËVE/ Shtypi skocez denoncon lobuesit e PD: Kompani fantazëm, pastron para të pista!
Home
Shqipëri

SKANDALI I 150 MIJË DOLLARËVE/ Shtypi skocez denoncon lobuesit e PD: Kompani fantazëm, pastron para të pista!

9 February, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Thellohet skandali rreth pagesave të paligjshme të Partisë Demokratike për një numër lobuesish në SHBA.

E përditshmja skoceze, “The Sunday Herald” publikoi ditën e djeshme një artikull të gjatë investigativ, mbi kompaninë “Biniatta Trade”, e cila ka shërbyer si një ndërmjetës në një transfertë të padeklaruar prej 150 mijë dollarësh që PD ka kryer për llogari të një lobisti amerikan.

Në bazë të këtij investigimi, “Biniatta” e regjistruar në Skoci si një kompani që merret me tregimin e grurit dhe të veshjeve rezulton se është e përfshirë në disa aktivitete të jashtëligjshme, aktivitete që kanë si synim parësor pastrimin e parave të pista për llogari të klientëve të saj nga e gjithë bota.

Sipas të përditshmes skoceze, “Biniatta” është një kompani fantazëm e cila operon nga një zyrë virtuale në Edinburg, ndërsa ka shkelur ligjet vendase, duke mos deklaruar se cili është pronari i saj i vërtetë.

Shkrimi i “The Sunday Herald”

Një firmë misterioze e regjistruar në Skoci, me pronarë të panjohur, ka paguar një kompani lobimi në SHBA për t’i krijuar akses në Shtëpinë e Bardhë një partie politike në Shqipëri.

Misteriozja “Biniatta Trade” është përfshirë në këtë skandal ndërkombëtar për llogari të Partisë Demokratike në Shqipëri.

Kompania, një shoqëri aksionere e regjistruar në Skoci, zyrtarisht merret me tregtimin e grurit dhe veshjeve, nga një zyrë virtuale në një prej zonave më prestigjioze të Edinburgut, në “New Town”.

Megjithatë, the “Herald” ka arriti të zbulojë se “Biniatta” ka shkelur ligjet vendase kundër pastrimin të parave, duke shkelur afatin e deklarimit të pronarëve të saj deri në gusht 2017.

Sipas të dhënave të siguruara, “Biniatta” pagoi vitin e shkuar 150 mijë dollarë tek një këshilltar i lartë i kandidatit presidencial, Ted Cruz, me qëllim që ai të lobonte për Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri është duke hetuar mbi këtë pagesë, e bërë publike për herë të parë nga një investigim i “BIRN”. Partia Demokratike nuk e ka deklaruar transfertën në shpenzimet e saj.

Lobisti i quajtur Nick Muzin, në nëntor deklaroi se pagesa e marrë kishte si qëllim “promovimin e lidhjeve politike dhe atyre të biznesit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe liderve politikë në SHBA”.

Deklarata e tij, e regjistruar në Departamentin e Drejtësisë, vjen pasi lobistët amerikanë u detyruan të regjistrojnë klientët e tyre të huaj pas nisjes së hetimeve ndaj Paul Manafort, shefi i fushatës së Trump, një ish lobist i ish-Presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, njëherazi një aleat i ngushtë i Vladimir Putinit.

Zoti Muzin ka punuar si shef stafi për dy senatorë republikanë dhe shfaqet në uebsajtin e tij personal foto me disa lidera të lartë të kësaj partie, përfshi edhe Presidentin Trump.

Lideri i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, fillimisht i konsideroi raportimet për këtë skandal si një “tymnajë e mbushur me gënjeshtra”. Megjithatë, pak kohë më pas, partia e tij konfirmoi vërtetësinë e deklarimit të “Biniatta”-s për Departamentin e Shtetit, si dhe për dy kontrata të tjera lobimi. Megjithatë, Basha pretendon në Parlament se partia e tij nuk ka asgjë për të fshehur.

Ky nuk është skandali i vetëm në të cilin është përfshirë “Biniatta”. E regjistruar në “St Vincent Street”, ajo është pjesë e një agjensie e cila përfshin edhe një numër kompanish të tjera të vendosura nën hetim për transferta të dyshimta parash.

Sipas ligjit, ajo duhet të deklaronte pronarët e saj deri më gusht 2017, por në regjistrin e koorporatave të Britanisë së Madhe nuk ka ende asnjë regjistrim për emrat e pronarëve të saj.

Uebsajti i kompanisë, i shkruar me një anglishte të mbushur me gabime, thotë se “Biniatta” ka edhe një numër klientësh të tjerë të rëndësishëm, përfshi “Harrods”.

I njëjti uebstajt e pasqyron kompaninë si një “lider botëror” në furnizimin e produkteve bujqësore dhe tekstileve, përfshirë edhe gëzofin artificial. “The Herald”, në mënyrë të përsëritur u përpoq të vendosej në kontakt me zyrat e saj në Edinburg, por linja rezulton përherë e zënë. Të dhënat e pasqyruara në faqen e saj nuk janë të regjistruara askund, ndaj është e pamundur të verifikohet vërtetësia e tyre.

Deputeti i Partisë së Gjelbërt, Andy Wightman, prej kohësh ka bërë thirrje për mbylljen e kompanive fantazëm të regjistruara në Skoci.

Ai thotë: “Me një kompani të tillë të përfshirë në një numër veprimtarish kriminale, përfshirë edhe lobime politike të nivelit të lartë, ka ardhur koha që të konsiderojmë vendosjen e sanksioneve të rënda penale për të gjithë ata që ngrenë biznese të tilla, të cilat shërbejnë si ndërmjetës për realizimin e këtyre krimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dosja “NOVARTIS” në Greqi/ Skandali u hetua dhe zbulua nga FBI amerikane
Previous article "TJETËR GODITJE"/ "Bankers Petroleum" mund Shqipërinë në arbitrazh. Do i kthejmë kompanisë 57 milionë $

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT