Dy kryetarët e qyteteve, të Shkupit dhe Athinës, Petre Shilegov dhe Jorgos Kaminis pas takimit të sotëm në Athinë, u shprehën për bashkëpunim, ndërtimin e besimit qytetarëve, por edhe përmirësimin e klimës midis dy shoqërive. Të pranishmit në sallë i befasoi pjesa e parë hyrëse e fjalimit të kryebashkiakut të Shkupit.
“Zonja dhe zotërinjë mirdita. Sot është hera e parë që kisha takim të mirë me mikun tim Jorgos”, tha Petre Shilegov.
Kaq ka mjaftuar që në sallë të shpërthejnë duartrokitjet e fuqishme.


