• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DENONCIMI/ Kancelarja e Apelit në Vlorë jep dorazi vendimin, bllokohet hipoteka e pronës
Home
Sociale

DENONCIMI/ Kancelarja e Apelit në Vlorë jep dorazi vendimin, bllokohet hipoteka e pronës

9 February, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Valdete Xhaferi nga Vlora, tregon për emisionin “Stop”, se ka fituar një gjyq në Apel për çështje pronësie, por nuk e hipotekon dot, pasi Hipoteka i kërkon urdhër ekzekutimi.
Por kancelarja e Gjykatës pretendon se ia ka dhënë dorazi Memli Xhaferi, pasi e njeh personalisht, ngaqë punon polic.

Në këto kushte bëhet debat, por kancelarja nuk jep zgjidhje, duke i mbajtur kështu të bllokuar pronën familjes Xhaferi.

“Jam Valdete Xhaferi, nusja e djalit e Memli Xhaferit, i jemi drejtuar emisionit “Stop”, pasi ne kemi një problem që na ka ngecur në Gjykatë. Kemi pasur një gjyq në Shkallën e Parë për çështje pronësie, Zoti Memli e ka pasur me vëllain e tij. U zhvillua gjyqi nuk e fituam. Shkoi çështja në Apel e fituam. E marrim vendimin dhe shkuam për të regjistruar vendimin, e depozituam vendim e gjykatës dhe më pas më kthehet një përgjigje, ku na kërkojnë të dhënat e pronës. Më pas më kthejnë një përgjigje tjetër, ku më kërkojnë urdhrin e ekzekutimit, për të regjistruar pronën. Shkojmë tek kancelarja duke menduar se ajo do të na i dorëzojë urdhrin, siç dhe i takon. Kurse ajo na thotë ju e keni marrë urdhrin. Nëse nuk e kemi tërhequr ne dhe me vetëdije, ose pa vetëdijen e saj, e ka marrë pala humbëse”.

Pala fituese ankohet se nuk merr dot urdhrin ekzekutues në gjykatë. E kanë fituar çështjen por nuk e regjistrojnë dot në Hipotekë.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me familjen Xhaferi i është drejtuar kancelares së Gjykatës së Apelit Vlorë për t’i kërkuar urdhrin e ekzekutimin nr. 904 të datës 11.07.2017.

Frida Gani, kancelare e Gjykatës së Apelit Vlorë: Urdhri i ekzekutimi është marrë nga vetë djali i paditësit, i gjyqfituesit. Ligji e ka që urdhri i ekzekutimit përpilohet në tre kopje, një kopje e ka marrë pala, një në arshive dhe një tjetër e ka pala që është i biri.
Gazetarja: Mund ta shikoj pak?
Frida Gani: Ai pretendon se nuk e ka marrë.
Por djali, thotë se nuk e ka marrë.”Kjo nuk është e vërtetë, se zonja më ka thënë se ditën që kam rënë në kontakt, ne i kemi marrë të gjitha, ndërkohë që ne nuk kemi marrë asnjë gjë”.

Frida Gani: Unë ta kam sqaruar ligjin.
Gazetarja: A ka një rregullator në këtë mes … se ti tha ja kam thënë, djali thotë se kam marrë?
Frida Gani: Unë e kam të arkivuar që nga gjykata është lëshuar.
Frida Gani: Është dhënë ashtu se ju jeni polic, dhe ju është thënë në mirëbesim. Jeni i njohur prej meje.
Gazetarja: Ai duhet të kishte firmosur diku, se ligji është i barabartë për të gjithë, ç’rëndësi ka se është gjykatës, prokuror…Kush do ta zgjidhë këtë?
Frida Gani: Të bëjë rekurs kundër vendimin që e ka rrëzuar gjykata, të vazhdojë procedurat ligjore.
Pas kësaj përgjigje të kancelares Frida Gani, familjes Xhaferi, nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të vazhdojë me procedurat ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSTRADIMI/ Izet Haxhia: E vërteta e vrasjes së Azem Hajdarit dhe ROLI i Berishës
Previous article Xhinset e ngushta një dashuri “vrasëse”! Pas këtij lajmi nuk do t’i vishni më

F.autor

Postime të ngjashme

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë Aktualitet

RREZIKONIN TË MBYTESHIN NË DET/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë Aktualitet

MBI 12 ORË BETEJË ME FLAKËT/ Shuhet plotësisht zjarri në Krujë

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË KUFI/ Mbi 23 mijë lëvizje në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT