• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gattuso e konfirmon mungesën e Kalinic, kërkon më shumë nga Rodriguez dhe Silva
Home
Futboll

Gattuso e konfirmon mungesën e Kalinic, kërkon më shumë nga Rodriguez dhe Silva

9 February, 2018 Q.Autor Futboll, Seria A

Barazimi me Udinesen frenoi ecurinë pozitive drejt Evropës për Milanin, pas 3 fitoreve radhazi në kampionat.

Të shtunën, kuqezinjtë do të jenë të impenjuar në “Ferrara” kundër Spalit, e trajneri Gattuso kërkon të mbajë të karikuar ekipin.

“Na pret një periudhë shumë intensive, me shumë ndeshje, e për këtë arsye iu dhashë disa ditë pushim lojtarëve. Nesër luajmë ndaj Spalit, një skuadër që e di mirë se ç’duhet të bëjë për mbijetesën. Ata kanë përgatitje të lartë fizike dhe luajnë të ngjeshur në prapavijë, por kanë edhe dy anësorë që kontribuojnë në aksionet sulmuese. Kështu që do të kemi një përballje të vështirë”, tha Gennaro Gattuso në konferencën për shtyp para takimit.

Rino, pasi lavdëron punën e bërë sidomos në krahë, kërkon më shumë nga Rodriguez, për të cilin thotë se mund të bëjë edhe më mirë, si dhe Andre Silvën, nga i cili kërkon të shënojë më shumë, sepse këtë gjë e ka në ADN.

Ajo që është e sigurtë për ndeshjen e nesërme është mungesa e Kaliniç.

“Preferova ta lë pushim për të evituar një përkeqësim të dëmtimit në pulpë. Besoj se është një pushim i shkurtër dhe nuk rrezikojmë ta humbasim për një kohë të gjatë”.

Sa i përket të ardhmes, mes kampionatit dhe Europa League, pa harruar Kupën e Italisë, Gattuso shprehet se objektivi i skuadrës është t’u jepet vazhdimësi rezultateve dhe lojës së mirë.

“Sigurisht edhe rikuperimi i energjive në këtë kohë intensive, por pa harruar shmangien e gabimeve në përzgjedhjet e mia se cilët të hedh titullarë në fushë”, tha ai.

Gattuso pati komplimente për Calhanoglu, Biglian dhe Bonuccin.

“Ka ardhur koha të mendojmë për të fituar ndeshjet tona. Klasifikimi është ai që është dhe nuk mund t’i lejojmë vetes të mos fitojmë ndeshje të dominuara si ajo me Udinezen. Objektivi im është t’i çoj lojtarët sa më larg të mundem për të shfaqur vlerat e tyre, t’i bëj të gjithë të qëndrojnë grup i bashkuar, pra të jenë një skuadër”, shprehet Gattuso.

Që prej ardhjes së tij në krye të pankinës së Milanit, kuqezinjtë kanë bërë disa hapa përpara, por Gattuso kërkon të mbajë një profil të ulët dhe nuk beson se ka merita të veçanta për këtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Alisson: Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma
Previous article 22 vjeçarja myslimane braktis “The Voice of France” për shkak të komenteve në rrjetet sociale

Q.Autor

Postime të ngjashme

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror Futboll

SPANJA REAGON ME SPEKTAKËL/ Mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror

PROTAGONIST I SEZONIT HISTORIK NË SERIE A/ Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë Futboll

PROTAGONIST I SEZONIT HISTORIK NË SERIE A/ Ramadani: Nuk dua të bëhem trajner, ky vend më kujton Shqipërinë

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë Futboll

SKANDALI NË SERIE A/ Në hetim 5 persona, Interi nuk është i përfshirë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT