Sot, tri herë deputet i kuvendit për Partinë Demokratike, Eduard Halimi, dorëzoi mandatin e deputetit për një projekt privat, siç e shprehu dhe ai vetë.
Halimi kishte filluar te eklipsohej dhe dukej edhe pak perpara por sidomos kete mandat, pas 25 qershorit qe nuk bente pjese tek “delfinet” e Lulzim Bashes.
Si ish minister drejtesie nuk mori as drejtimin e ndonje komisioni te perhershem te Parlamentit e as te perkohshem.
Gjithnje e me pak prezent publikisht qofte per debatet ne parlament e qofte ne media.
Ky nuk eshte nje lajm i keq per Halimin dhe as per politiken, per aq kohe sa profesionistet (eshte jurist i njohur) po vjen nje moment qe po e lene vete politiken per tu realizuar ne projektet e tyre.
Çka do te thote se ia dalin te jene ne treg edhe jashte politikes, po aq mire sa brenda saj.
Kjo do motivoje edhe te tjere ndoshta te bejne te njejten gje, sikunder do demotoivoje profesionistet e tjere te mos tundohen nga politika, per aq kohe sa nuk rezulton qe te jete “sporti” me i mire ne Shqiperi. Ekonomia e lire dhe tregu po krijon alternative dhe mundesi te reja ne vend por edhe jashte Shqiperise ne projekte rajonale e nderkombetare.
Kush është Eduard Halimi:
Eduard Halimi është deputet i Partisë Demokratike për qarkun Durrës në Kuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Drejtësisë i Shqipërisë.
Eduard Halimi ka lindur në Korçë në 8 dhjetor 1972. Ai është diplomuar për drejtësi në vitin 1995, Akademinë e Policisë në vitin 1997 dhe mban titullin “Magjistrat”, prej vitit 2000.
Halimi ka ushtruar profesionin e avokatit deri në vitin 2005 dhe është zgjedhur si ekspert i komisioneve hetimore parlamentare, prej vitit 2002 e në vijim.
Në tetor të vitit 2005 është emeruar Zëvëndësministër i Drejtësisë duke e ushtruar detyrën deri në emerimin Avokat i Përgjithëshem i Shtetit, në vitin 2008.
Në vitin 2007 është zgjedhur Antar i Këshillit Bashkiak Tiranë.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 është zgjedhur Deputet i Partisë Demokratike për qarkun Durrës në Kuvendin e Shqipërisë teksa ushtron edhe funksionin e Sekretarit të Komisionit të Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë.
Në 2016 deputeti Eduard Halimi u largua nga komisioni parlamentar për reformën në drejtësi për arsye personale. Në atë kohë u tha se Halimi ka probleme shëndetësore dhe duhet të kurohet jashtë shtetit.
/AlpeNews.al/




