• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pilotët dhe mjekët serbë shuma të majme për nuse shqiptare: Janë besnike dhe…
Home
Uncategorized

Pilotët dhe mjekët serbë shuma të majme për nuse shqiptare: Janë besnike dhe…

9 February, 2018 k.autor Uncategorized

Beqarët serbë duket se janë të dëshpëruar për nuse shqiptare, pasi numri i martesave mes dy viseve rritet nga viti në vit.
Mjekë, pilotë dhe financierë serbë po japin shuma të majme për t’u martuar me vajza nga Shqipëria, duke u shprehur se “nuset” nga vendi ynë janë besnike dhe shtëpiake.

Në një artikull të posaçëm, gazeta serbe “Blic” ka risjellë në vëmendje martesën e Zorana me bashkëshorten e shqiptare nga një fshat afër Shkodrës .

Ajo shkruan se u dashuruan me shikim të parë dhe u kurorëzuan pas tri ditësh. Në fillim kuptoheshin vetëm me shikime, pasi Zorani s’e dinte asnjë fjalë shqipe e bashkëshortja e tij Edmonda asnjë fjalë serbe.

Por edhe pse kanë kaluar vite, duket se numri i serbëve që kërkojë nuse shqiptare vetëm rritet.

Milenko Jovanoviç, pronar i agjencisë për martesa me vajza nga Shqipëria ka dhënë një intervistë për gazetën serbe, duke shpjeguar se pas fejesës, brenda 15 ditësh, dhëndri serb shkon për të marrë nusen.

Mësohet se të gjitha shpenzimet kushtojnë rreth 5000 euro, pagesa bëhet pas martese dhe se nusja dhe familja e saj nuk paguajnë asgjë.

Në një rrëfim të pazakontë ai ka zbuluar se:

Burrat që për përmes kësaj rruge kërkojnë bashkëshorte, janë të profileve të ndryshme. Kemi martuar, për shembull, mjekë nga Beogradi, doktorë të shkencës ekonomike nga Nishi, pilotë nga Zagrebi…Ka edhe njerëz të thjeshtë, shumica nga ta janë të zhgënjyer me vajzat tona. Ka edhe të shkurorëzuar dhe janë të vendosur të gjejnë bashkëshorte amvisa pavarësisht nga arsimimi.
Këta nuk ngurrojnë të paguajnë shumë nëse çdo gjë është e ndershme dhe zgjidhje e mirë të për ta, thotë Sipas tij kërkohen kryesisht shqiptaret sepse janë treguar të mira, të vyeshme dhe besnike e djemtë serbë janë të pakënaqur me vajzat serbe sepse janë tepër të lira dhe frikohen të hyjnë në shoqëri me to.

Shqiptaret që martohen janë kryesisht me shkollim fillor e të mesëm, e sipas një rregulli të pashkruar pothuaj të gjitha e flasin gjuhën angleze ose italiane.

Janë shumë të talentuara në këtë plan e gjuhën serbe e mësojnë pas dy muaj martese. Në mesin e tyre ka edhe intelektuale, porse ato kërkojnë që bashkëshortët të jenë të arsimuar dhe të dinë anglisht.

Shqiptaret e bëjnë këtë për jetë më të mirë, e në kohë të fundit është gjithnjë e më vështirë të gjenden shqiptare që duan të martohen në fshat.

Ato tash kërkojnë djem nga qyteti, Amerika dhe Europa.

Shumica e shqiptareve, por edhe e bashkëshortëve të tyre, duan që lidhja e të bëhet në mënyrë sa më diskrete.

Nuk ka metodë bashkëkohore, telefon ose rrejt social.

Shkohet për njoftim drejt te familjet e nuses potenciale. Po e pëlqyen njëri-tjetrin, merren vesh për detajet. Brenda një jave vajza shkon për ta njohur familjen dhe vendin ku ka për të jetuar.

Të gjitha shpenzimet i paguan dhëndri potencial i cili kthehet sërish në Shqipëri për fejesë. Pas fejesës, brenda 15 ditësh, dhëndri shkon për ta marrë nusen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG presion trajnerit: Elimino Realin, në të kundërt shkarkohesh!
Previous article E FUNDIT/ Ish ministri Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit. ARSYEJA? Një projekt privat (DEKLARATA)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT