Një person i maskuar dhe i armatosur me një thikë në dorë ka grabitur një karburant në mes të ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Bathores në periferi të Tiranës.Mësohet se personi i maskuar, ka marre lekët e xhiros, një shumë e konsiderueshme parash.
Sipas dëshmisë së punonjësit të karburantit, personi ka qenë me një kapuç në kokë. Ai e ka kërcënuar me thikë për ti marrë lekët e xhiros.
Menjëherë është bërë denoncimi dhe kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.


