• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme (FOTO)
Home
Jetë

8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme (FOTO)

9 February, 2018 k.autor Jetë

Vende të pazakonshme, të çuditshme, fantastike, festivale, rituale, folklor ose bukuritë e natyrës… Rreth 13 mijë çudira të tilla janë mbledhur në një publikim të quajtur “Atlas Obscura”.
Aty brenda mund të gjesh që nga muzeu islandez i magjisë, pemët e dhive të Marokut, një liqen “të dëshpëruar” indian. Kjo hartë e mbi 13 mijë vende të çuditshme duket se është një oaz i vërtetë informacioni për eksploruesit e emocioneve të pazakonta.

Por brenda këtij atlasi ka edhe pak Shqipëri. Janë të paktën 8 destinacione që këshillohen për kuriozët e vendeve të pazakonta.

Shtëpia anije

Mes tetë sugjerimeve është shtëpia anije, e cila ngrihet përgjatë rrugës Fier-Berat. Sipas Atlasit, kjo shtëpi, nga e cila vetëm deti nuk duket gjëkundi e ndonjë port aq më pak, mund të konsiderohet mjaft e pazakontë dhe e këshillueshme për tu parë, duke qenë se nuk ka lidhje me asnjë lloj tjetër arkitekture që shikohet jo vetëm në këtë zonë, por edhe më tej.

Bunkerët

Një atraksion tjetër për eksploruesit, atlasi këshillon dhe bunkerët e shpërndarë nëpër Shqipëri. Ose më saktë; atë që ka mbetur nga këto ndërtime të periudhës së komunizmit, kur lulëzuan masivisht duke arritur në qindra mijëra ndërtime të tilla. Sot në fakt bunkerët, në pjesën më të madhe, janë shkatërruar nga banorët e zonave dhe shumë pak prej tyre janë rivitalizuar, ose përdoren për qëllime private nga ana e pronarëve të rinj të tokave, ku dikur ishin ndërtuar këto bunker në forma e madhësi të ndryshme, dëshmi e një paranoje të tmerrshme të ish-diktatorit Enver Hoxha

Piramida

Po e lidhur me diktaturën komuniste është edhe njëri prej propozimeve të tjera për tu vizituar nga Atlas Obscura. Ajo është Piramida e ndërtuar në nder të Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij. Projektuar nga dhëndri i Hoxhës për të mbajtur gjallë jetën e udhëheqësit, “Mausoleumi i Enver Hoxhës”, ruajti qëllimin e tij fillestar deri në vitin 1991 dhe më pas ndryshoi disa herë destinacion. Për nostalgjikët, dhe jo vetëm, ky monument duhet të ruhet, pavarësisht se ka përfunduar si “pulë e rrjepur”. Ndërsa për shumë të tjerë ende “ha debat”, nëse ky monument duhet apo jo të jetë akoma në qendër të kryeqytetit.

Fasadat e Tiranës

Në Atlas Obscuren, një këshillë tjetër për eksploratorët janë edhe fasadat e kryeqytetit tonë. “Tualeti’ që ish-kryebashkiaku Edi Rama, aktualisht kryeministër, i bëri në vitin 2000 fasadave të Tiranës, duket se këshillohet edhe në 2018 që të jetë një destinacion “për t’i hedhur një sy”.

NOVATEK CAMERA

Banjat termale të Bënjës

Edhe pse shumëkush mund të mos e dijë se ku gjenden dhe sesa të mira janë ujërat e këtyre banjave termale, Atlas Obscura zbulon se të shkosh aty nuk ia vlen vetëm për ujrat termalë, por edhe për rrugën dhe objektet historike që të ndesh syri dhe të zë këmba duke përshkuar këtë perlë të fshehtë që gjendet në zonën e Përmetit.

Kalaja e Gjirokastrës dhe e Krujë

Në listë nuk mund të mungonin edhe dy prej kalave ndër më simboliket e vendit tonë si ajo e Krujës, kushtuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe kalaja e Argjirosë në Gjirokastër.

Edhe ato pak shqiptarë që ndoshta ende nuk i kanë parë ende deri më tani dy kalatë, tashmë kanë një impuls më shumë për të nxituar dhe për të bërë “check” në këto dy destinacione historike.

Syri i Kaltër

Dhe në fund ëmbëlsira. Syri i Kaltër, mbetet befasues në çdo stinë, por në pranverë veçanërisht ai është magjik. Ujërat e tij që marrin një ngjyrë blu të thellë zafiri, zbresin nga burimet e fshehura diku në malin e Gjerë. Ky burim natyror tërheq çdo vit mijëra turistë që shkojnë aty për ta parë dhe natyrisht edhe për të bërë foto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Grabitje me armë në mes të ditës në Tiranë. Personi i maskuar...
Previous article NGA FIERI NË VLORË/ Marku lë porositë për trafikun e drogës: Mos u ngutni të arrestoni...

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT