• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA FIERI NË VLORË/ Marku lë porositë për trafikun e drogës: Mos u ngutni të arrestoni…
Home
Aktualitet
Drejtësi

NGA FIERI NË VLORË/ Marku lë porositë për trafikun e drogës: Mos u ngutni të arrestoni…

9 February, 2018 F.autor Aktualitet, Drejtësi

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka marrë pjesë në analizën e prokurorisë Vlore, përfshi Apelin ku ka lënë sërish porositë e saj. Nga Fieri Marku ka qenë në Vlorë ku është ndalur në luftën kundër trafikut të drogës si dhe falsifikimet e dokumenteve për çështje pronësie.

“Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare.
Duhet forcim i bashkëpunimit mes policisë, autoriteteve policore kufitare dhe autoriteteve doganore, me qëllim frenimin e trafikimit, identifikimin, gjetjen dhe vënien para drejtësisë të shkelësve të ligjit.
Duhet koordinim i veprimeve mes të gjithë aktorëve në luftën kundër narkotikëve dhe shkëmbim i informacionit në kohën e duhur, me shpejtësinë dhe cilësinë e duhur mes tyre.
Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale.
Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që hezitojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.
Zhvillim të hetimit duke nisur nga identifikimi i pasurisë në drejtim të gjetjes së burimit, veprimtarisë kriminale.
Sekuestrim dhe konfiskim i të mirave të personave të përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin, shitjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Përqendrim i burimeve njerëzore dhe teknike, specializim i tyre, përkushtim në kryerjen e detyrës, në luftë kundër narkotikëve, specifikisht në vende kufitare siç është Vlora.
Vlora karakterizohet nga falsifikimi masiv i dokumenteve, për vetë pozicionin gjeografik dhe interesin e madh të tokave me destinacion turistik, me qëllim
shtënien në dorë të pasurive që i përkisnin shtetit apo të tretëve.
Kjo bëhet evidente edhe ne sekuestrimet e vendosura mbi pasuri të ndryshme të paluajtshme dhe të luajtshme.
Të verifikohen dhe hetohen deri në origjinë, transaksionet e kryera mbi pronat.
Të zbatohen edhe në këtë drejtim sekuestrimet dhe konfiskimet përkatëse, me qëllim parandalimin e transferimit të pronave apo të të mirave të tjera të përftuara.
Me ndryshimet e reja, në rastet e pafajësisë, Gjykata e Apelit nuk mund të deklarojë fajtor një person kur Shkalla e Parë e ka deklaruar të pafajshëm vetëm mbi bazën e vlerësimit të ndryshëm të provave të marra në gjykimin në Shkallën e Parë”, deklaroi Marku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 çuditë shqiptare sipas atlasit botëror të 13 mijë gjërave të pazakonshme (FOTO)
Previous article 40 kosovare me emrin Saranda nisen për Sarandë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër Aktualitet

DOGJI 400 RRËNJË ULLINJ/ Kapet në flagrancë pranë vatrës së zjarrit 54-vjeçari në Mallakastër

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës Aktualitet

AKSIDENT NË LEZHË-MILOT/ Humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë Aktualitet

ZJARR NË RRIBAN TË MALLAKASTRËS/ Terreni vështirëson ndërhyrjen e shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT